Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat...
SPORT

Lukaku tërhiqet nga kombëtarja, De Bruyne mbetet i vetmi i mbijetuar i brezit të artë belg

Me Romelu Lukakun që i ka dhënë lamtumirën kombëtares, Kevin De Bruyne mbetet i vetmi përfaqësues aktiv i një gjenerate që la gjurmë në futbollin botëror

P
Piranjat16 November 2026, 21:56 · 2 min lexim
Lukaku tërhiqet nga kombëtarja, De Bruyne mbetet i vetmi i mbijetuar i

Me Romelu Lukakun që i ka dhënë lamtumirën kombëtares, Kevin De Bruyne mbetet i vetmi përfaqësues aktiv i një gjenerate që la gjurmë në futbollin botëror.

Një epokë e artë e futbollit belg po shkon drejt fundit. Brezi që e shndërroi Belgjikën në një prej kombëtareve më të frikshme të futbollit europian është shpërbërë pothuajse tërësisht, ndërsa Kevin De Bruyne mbetet i fundit në këmbë. Lamtumira e Romelu Lukakut nga kombëtarja është një tjetër kapitull që mbyllet për “Djajtë e Kuq”. Pas tij, në këtë brez të artë kanë qenë emra të mëdhenj si Eden Hazard, Dries Mertens, Jan Vertonghen, Toby Alderweireld dhe Axel Witsel, të cilët tashmë janë larguar nga përfaqësuesja.

Edhe Thibaut Courtois, një tjetër simbol i kësaj gjenerate, aktualisht është në një periudhë pushimi nga kombëtarja.

Megjithatë, De Bruyne nuk ka ndërmend të largohet ende. Mesfushori 35-vjeçar ka shprehur dëshirën për të vazhduar të luajë me Belgjikën, për sa kohë që ndihet mirë fizikisht dhe ruan motivimin për të përfaqësuar vendin e tij. Kështu, një prej brezave më të talentuar në historinë e futbollit belg po shuhet gradualisht. Një gjeneratë që arriti kulmin me vendin e tretë në Botërorin e vitit 2018 në Rusi, por që nuk arriti të fitonte një trofe madhor. Tashmë, De Bruyne mbetet simboli i fundit i një epoke që la gjurmë në futbollin europian.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.