Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Lushnje/ Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i sekuestrohet armë dhe një shumë parash (Emri)

P
Piranjat 7 November 2026, 09:54 · 1 min lexim
Lushnje/ Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i

Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në doza.

Në pranga ka rënë Emiljan Mehilli, banues në fshatin Krutje e Poshtme. Sipas policisë, 45-vjeçari u ndalua teksa qarkullonte me automjet në fshatin ku banonte.

Gjatë kontrollit në automjet dhe më pas në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu një armë gjahu dhe 105 fishekë për të, dy peshore elektronike, një aparat celular, automjeti me të cilin lëvizte 45-vjeçari, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë, që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.