Shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë, arrestohet autori

Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të datës 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori”, ku një automjet në pronësi të një punonjëseje të Bashkisë Elbasan u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një sasie lënde plasëse.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, kur në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases me inicialet A. D., ka ndodhur një shpërthim i shkaktuar nga një sasi lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët, të cilat më pas janë përhapur duke shkaktuar dëmtime edhe në një automjet tjetër tip “Benz”, i cili ishte i parkuar në afërsi.
Pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të saj, sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personit përgjegjës.
Pas hetimeve dhe veprimeve të kryera, Policia njofton se ka arritur të zbardhë plotësisht dinamikën e ngjarjes, të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar.
Zhvillimet e mëtejshme lidhur me identitetin e personit të arrestuar, motivet dhe rrethanat që e çuan atë drejt këtij veprimi pritet të bëhen të ditura përmes informacionit të plotë zyrtar të Policisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Të shtëna me armë në Athinë, plagoset në bark 36-vjeçari shqiptar

Shkodër/ Sekuestrohen rreth 77 kg kanabis, armë dhe municione! Në pranga dy vëllezër, në kërkim djali i njërit prej tyre

Itali/ Mbi 1 mijë euro dhe bizhuteri ari të sekuestruara, arrestohet 32-vjeçari shqiptar, dy bashkëpunëtorët ende në kërkim

Mjegulla “pushton” Kukësin, vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot protestë kombëtare/ Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

Policia jep detaje/ 37-vjeçari me probleme mendore sulmon me sende të forta prindërit, babai rëndë te Trauma





