Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Pronari i B52, lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991 Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëj... Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l... Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin
POLITIKE

Marta Kos: Procesi anëtarësimit ka luhatje! Nuk mund të kemi të njëjtat mendime, por le të punojmë bashkë

P
Piranjat26 November 2026, 16:19 · 5 min lexim
Marta Kos: Procesi anëtarësimit ka luhatje! Nuk mund të kemi

TIRANË- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk është gjithmonë linear dhe se rruga drejt integrimit shoqërohet me luhatje, duke kërkuar kohë, reforma dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit Europian, Kos vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe bëri thirrje për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në procesin e integrimit, veçanërisht të biznesit, sektorit të bujqësisë, universiteteve dhe sindikatave.

Ajo theksoi se transformimi nuk ndodh brenda natës dhe se transparenca e komunikimi me qytetarët janë thelbësore, në mënyrë që ata të kuptojnë ecurinë e procesit. Kos nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të komunitetit të biznesit, duke argumentuar se reformat ligjore krijojnë kushtet për investime, rritje ekonomike dhe përmirësim të cilësisë së jetesës.

Sipas saj, pa angazhimin e bizneseve nuk mund të përparojë procesi i anëtarësimit. Ajo propozoi që në vizitën e ardhshme në Shqipëri të organizohet një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit për të diskutuar konkretisht sipas sektorëve. Komisionerja u ndal edhe te rëndësia e arsimit dhe shkëmbimeve universitare, duke i cilësuar mundësitë për të rinjtë për të studiuar dhe për të përfituar nga eksperienca në vendet e BE-së si një prej përfitimeve të rëndësishme të anëtarësimit.

"E shoh që keni vërtetë njohur përvojë por edhe të ndryshme ju falënderoj që keni sjellë këndvështrimin tuaj nga universitetit sektori i bujqësisë, sindikatat. Është vërtetë ajo që na thatë që keni 2 gjëra të përbashkëta në favor të qeverisë, duhanin dhe BE. edhe bashkëshorti tim e pi duhanin dhe mbështet BE. E kuptoj atë që thoni që transformimi do kohë. Kur shkoj në vendet kandidate që janë më larg se ju në këtë anëtarësim, atëherë e shoh që gjërat nuk ndodhin sot për nesër,. Madje sllovenia ka disa gjëra, edhe ne duhet të përmirësojmë. Është një proces në vetvete.

Jam dakord që transparenca është komunikimi, shumë e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh. Zonja Haçkaj dhe Muçostepa e njihni komunitetin e biznesit dhe plani i rritjes sugjeroj që herën tjetër në Shqipëri të organizojmë një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit, na ndihmoni t’ju angazhojmë dhe me dua të angazhohem me ju me sektorë. Begatia e Shqipërisë do bëhet e mundur dhe e kemi parë në të gjitha proceset e zgjerimit, na duhen bazat ligjore do vijnë shumë investime dhe rritet begatia cilësia e jetesës, pa bizneset nuk mund të ndodhë procesi i anëtarësimit.

Po ne duhet të kujdesemi edhe për arsimin. Një nga përfitimet janë shkëmbimet e të rinjve që shkojnë në BE me anë të universiteteve. Shpresoj të kthehen., premtoj se kur të kthehem herën tjetër të diskutojmë për këto tema. Mali i Zi është një vend që kam qenë shumë më shpesh sivjet. Sa më pranë të jeni te finishi aq më pak do keni nevojë për mua. E rëndësishme për ent ja shpjegojmë bendeve anëtare si është Shqipëria si janë shqiptarët. Do lutesha të punojmë së bashku për këto çështje. Një koment perosnal kam kaluar pashkët me bashkëshortin, nuk i thashë askujt. I dhashë makinës 4 mijë km deri në Theth. Kemi pirë çajin e mrekullueshëm keni çajra të mrekullueshëm. Nuk kam përjetuar vendeve më të bukura dhe njerëz më të mirë. Procesi i anëtarësimit nuk është linear. Ka luhatje. Sigurisht që nuk do kemi të njëjta mendime. Por edhe kur nuk biem dakord le të punojmë bashkë," tha Kos.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.