Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të s... Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në... Merr flakë makina në Vlorë/ Zjarri nisi nga një kosh mbeturinash, më pas… Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS Vrasja e dyfishtë/ Dyshime për atentat të mirëorganizuar - Autorët ngatërruan shënjestër, qëlluan mbi nipin... Flakët “përpijnë” një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave... Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve, BB propozon ndryshime Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë
KOSOVA

Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së

Qeveria e Kosovës ka publikuar të dhënat për investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar rritjen e numrit të ushtarëve, zgjerimin e

P
Piranjat25 November 2026, 09:41 · 3 min lexim
Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e

Qeveria e Kosovës ka publikuar të dhënat për investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar rritjen e numrit të ushtarëve, zgjerimin e kapaciteteve ushtarake dhe blerjen e pajisjeve moderne të mbrojtjes.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Qeveria, numri i ushtarëve të rekrutuar është rritur për 2,705, ndërsa FSK-ja, sipas saj, ishte trashëguar me 2,200 ushtarë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se 3,325 pjesëtarë të FSK-së janë trajnuar në akademitë e shteteve aleate, ndërsa trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar.

Në vitin 2025, Kosova ishte nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare, Defender Europe.

Në kuadër të investimeve në kapacitetet mbrojtëse, Qeveria ka renditur një sërë sistemesh armatimi dhe pajisjesh ushtarake.

Në kategorinë e raketave dhe artilerisë përfshihen sistemi kundërtank Javelin, artileria mobile HAWKEYE 105 mm, sistemet Panzerfaust 3, OMTAS dhe HAR-66, si dhe mortajat 60 mm, 81 mm dhe 120 mm.

Në këtë listë është edhe sistemi automatik i mortajës ASELSAN ALKAR 120 mm, i integruar në automjetin ushtarak BMC Vuran.

Sa i përket mjeteve ajrore pa pilot, janë përfshirë dronët luftarakë Bayraktar, dronët amerikanë PUMA, si dhe mijëra dronë Skydagger 7 dhe 15 inç.

Në aspektin e logjistikës, janë siguruar 15 kamionë multifunksionalë Rheinmetall, prej të cilëve 10 janë blerë dhe pesë janë pranuar si donacion. Po ashtu, është siguruar armatim dhe municion nga shtatë shtete aleate.

Qeveria thekson se gjatë kësaj periudhe është zgjeruar edhe arsenali i armëve të FSK-së. Sipas saj, për 12 vjet Forca e Sigurisë së Kosovës kishte vetëm një lloj pushke, të prodhuar nga Heckler & Koch, dhe një lloj pistolete, Glock. Ndërsa gjatë qeverisjes aktuale, arsenali është zgjeruar në mbi 40 lloje sistemesh armatimi, duke përfshirë pushkë individuale, mitralozë të rëndë dhe të lehtë, si dhe pushkë moderne snajperësh.

Në fushën e industrisë së mbrojtjes, Qeveria njofton se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve në Kosovë, e cila do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe do të prodhojë me markë vendore.

Gjithashtu, është bërë e ditur se po zhvillohet bashkëpunimi me sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për prodhimin e mjeteve ajrore dhe tokësore pa pilot, dronëve FPV, si dhe pajisjeve dhe municioneve të tjera ushtarake.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.