Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
KOSOVA

Video/ Si ndodhi vrasja në Suharekë para syve të bashkëshortes

P
Piranjat24 November 2026, 20:23 · 3 min lexim
Video/ Si ndodhi vrasja në Suharekë para syve të

Ora shënon 12 e 1 minutë, kur viktima S.D kishte arritur në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë. Nga pamjet e kamerave, shihet se i njëjti pret që të lirohet një vend parking, në mënyrë që të zërë vendin e tij.Derisa zë vend, mbrapa tij ndalon vetura e llojit Audi të cilën po e drejtonte Rrahman Hoti.

Hoti pret derisa nga vetura të dalë S.D.

Me të dalë nga vetura viktima shihet se i afrohet veturës së Hotit dhe diskutojnë.Më pas viktima niset në drejtim të derës së ngasësit të veturës bashkë me familjarët e tij, ndërsa Hoti lëvizë me veturë dhe ndalon disa metra më poshtë.

I njëjti shihet teksa del nga vetura dhe me armë në dorë niset në drejtim të tani viktimës S.D. Fillimisht atë tenton ta ndaloj bashkëshortja e viktimës, por Hoti arrinë që të shtijë disa herë në drejtim të S.D, krejt kjo në prani të bashkëshortes dhe fëmijës së mitur.

Më pas, i dyshuari kalon në anën tjetër nga ku përsëri dyshohet se shtiu në drejtim të viktimës.

Pasi e qëllon disa herë viktimën, Hoti vendos armën në bel dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjithë kjo ndodh brenda më pak se dy minutave.

“Me datën 18 rreth orës 12 e 10 neve e kemi pranu një telefonatë nga një qytetar se kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet se është vra dikush. Fatmirësisht ka qëllu një patrollë policore shumë afër dhe në ora 12:13 veç ka qenë patrolla në vendin e ngjarjes.

Brenda asaj periudhe 2 3 minutshe i dyshuari është largu, kurse viktima në atë rast ka qenë brenda në veturë dhe në atë kohë është thirr urgjenca dhe njësit shtesë të policisë të cilët kanë ardhur me i jep ndihmë të plagosurit në atë rast”, ka thënë komandanti i Stacionit Policor në Suharekë.

Burime të emisionit hulumtues “Dosja” brenda Hetimeve Rajonale në Prizren, kanë treguar i dyshuari dhe viktima nuk ishin njohur mes vete, dhe se gjithë diskutimi kishte ndodhur për parking.

Megjithatë i dyshuari Rrahman Hoti kishte pretenduar se e kishte parë viktimën duke kërkuar diçka nën ulëse, dhe kishte aluduar se po kërkonte armë.

Kështu, pretendon se vetëm më pastaj e kishte nxjerr armën dhe kishte shtënë në drejtim të tij.

Mirëpo, Hotit nuk i mjaftoi vetëm kjo, por doli dhe nga pjesa e pasagjerit nga ku dyshohet se shtiu përsëri.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.