“Po t’i llogaritej paraburgimi, do të ishte liruar”, avokatët e Thaçit paralajmërojnë apel në Hagë

Avokatët e ish-presidentit të Kosovës kanë kundërshtuar mënyrën se si Gjykata Speciale ka llogaritur kohën e kaluar në paraburgim për dënimin prej 17 muajsh. Sipas avokatëve të tij, Thaçi do ta kishte shlyer tashmë dënimin nëse kjo periudhë do të ishte njohur.
Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë dhe kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin.
Në një shkresë të dorëzuar më 23 nëntor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatja Sophie Menegon ka bërë të ditur se ekipi mbrojtës rezervon të drejtën për të kundërshtuar në Dhomën e Apelit vendimin lidhur me vuajtjen e njëkohshme të dënimeve në rastet 06 dhe 12, si dhe mënyrën e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim. Më 17 nëntor 2026, Gjykata Speciale e shpalli Thaçin fajtor për disa vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe e dënoi me 17 muaj burgim. Megjithatë, gjykatësi vendosi që koha e kaluar në paraburgim nga ish-presidenti, në bazë të dy fletarrestimeve të veçanta, të mos llogaritej për të dy dënimet, pasi ato lidhen me vepra penale të ndryshme.
Avokatët argumentojnë se, nëse Thaçit do t’i ishte njohur koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në rastin 12, dënimi prej 17 muajsh do të konsiderohej tashmë i vuajtur dhe ai do të ishte liruar.
Avokatja ka sqaruar se, për momentin, mbrojtja nuk planifikon të paraqesë parashtrime të veçanta për vazhdimin e paraburgimit, por ka rezervuar të drejtën për të apeluar aktgjykimin dhe vendimet që lidhen me llogaritjen e dënimit
Lexo edhe
KOSOVA
“I është mohuar drejtësia”, mbrojtja e Kadri Veselit përgatit apelin në Hagë

Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij

Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë të ish-burrit

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Vodhi 27 mijë llogari bankare, ky është i riu shqiptar i akuzuar në SHBA. Si ra në kurthin e agjentëve të fshehtë të FBI-së

Mblodhi 190 mijë euro gjoja vuan nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi. Zbardhet dëshmia para hetuesve

Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit brenda armës





