SPAK dyshon se Policia e Elbasanit i dha Ergys Agasit targa të paidentifikueshme
Detaje të reja kanë dalë lidhur me hetimet ndaj Ergys Agasit dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Në dokumentin hetimor

Detaje të reja kanë dalë lidhur me hetimet ndaj Ergys Agasit dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Në dokumentin hetimor, bëhet me dije se SPAK dyshon se Agasi ishte pajisur nga zyrtarë të Policisë së Elbasanit me targa të paidentifikueshme. Një tjetër detaj është se këto targa të cilat i ishin dhënë Agasit, përdoren vetëm për disa institucione specifike shtetërore.
Sipas SPAK, Ergys Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, i cili kishte si qëllim manipulimin e tenderëve publikë të AKSHI-t, ku përveç korrupsionit dyshohet se janë përdorur edhe forma dhune e deri në pengmarrje.
Ndërsa, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, akuzohet për përfshirje në çështjen e AKSHI-t, ku dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.
Lexo edhe
AKTUALITET
"Uji është i pastër dhe i sigurt"/ Drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: U kryen analiza në 22 pika monitorimi, nuk janë evidentuar prani amo...

Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është autori me dy identitete

“Qeveri Fashiste”/ Mesazhi i studentëve kundër Edi Ramës në murin e dyqaneve pranë Piramidës

Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, SafeJournalists: Policia të sqarojë nëse i është kopjuar përmbajtja e telefonit

Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, priten diskutime për rekomandimet nga OSBE ODIHR-i

Aksidenti në Fier-Levan/ Autobusi me mbi 15 pasagjerë përplaset pas parakalimit të gabuar

EMRAT/ Ja sa vite burg kërkoi SPAK-u për Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën dhe të tjerët

Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Skandali në Vlorë, gjendje skandaloze edhe në depozitat e pallateve





