Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është autori me dy identitete “Qeveri Fashiste”/ Mesazhi i studentëve kundër Edi Ramës në murin e dyqaneve pranë Piramidës Zhupa: Rama po e kthen trashëgiminë kulturore në skemë biznesi, rrezikohen pronat e banorëve në Berat e Gji... Arrestohet vëllai i Viktor Orban për trafikim qeniesh njerëzore në Hungari, reagon ish-kryeministri: Objekt... Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit Berisha për gabimin ndaj Finlandës: Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë lojën nga prapavija Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, SafeJournalists: Policia të sqarojë nëse i është kopjuar përmbajtja... Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, priten diskutime për rekomandimet nga OSBE ODIHR-i Aksidenti në Fier-Levan/ Autobusi me mbi 15 pasagjerë përplaset pas parakalimit të gabuar Gazment Bardhi: Raporti i Komisionit Europian konfirmon krizën e parlamentarizmit në Shqipëri, mazhoranca p... EMRAT/ Ja sa vite burg kërkoi SPAK-u për Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën dhe të tjerët Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Skandali në Vlorë, gjendje skandaloze edhe në depozitat e pallateve
AKTUALITET

Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është autori me dy identitete

Personi në foto është Robert Duka alias Albert Duka, 50-vjeçari nga Vlora i dyshuar si autor i grabitjes

P
Piranjat 9 November 2026, 12:26 · 2 min lexim
Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është

Personi në foto është Robert Duka alias Albert Duka, 50-vjeçari nga Vlora i dyshuar si autor i grabitjes së dy bankave të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja e fundit ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur Duka hyri në ambientet e bankës i maskuar, i veshur me rroba të errëta dhe i armatosur.

Fillimisht, ai kërcënoi punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua arkëtares, së cilës, nën kërcënimin e armës, i kërkoi t’i dorëzonte paratë.

Pasi arriti të marrë shumën prej 60 mijë eurosh, autori u largua nga vendi i ngjarjes me një monopatinë elektrike, duke zgjedhur një mënyrë të pazakontë arratisjeje për të shmangur përdorimin e një automjeti.

Menjëherë pas grabitjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili arriti të humbiste gjurmët në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë ngjarja e parë ndodhi më 2 qershor të këtij viti. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:26, kur personi i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe iu drejtua një klienti që po kryente veprime për depozitimin e parave.

Nën kërcënimin e armës, autori dyshohet se i mori klientit një shumë prej 10 deri në 15 mijë paundësh britanikë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.