Meta propozon 4 ndryshime kushtetuese: Lista të hapura, qeveri teknike dhe President të zgjedhur nga populli

Ilir Meta ka kërkuar rikthimin te Kushtetuta e para ndryshimeve të vitit 2008, hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë dhe këshilltarë bashkiakë, si dhe sanksionimin në Kushtetutë të krijimit të një qeverie teknike përpara çdo procesi zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Partisë së Lirisë ka propozuar gjithashtu zgjedhjen e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga populli.
Meta i cilëson ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 si pikënisjen e asaj që ai e quan “regjimi i arbitraritetit ekstrem”, duke i bërë ato përgjegjëse për emigrimin masiv dhe varfërinë në vend.
Sipas tij, vetëm zbatimi i këtyre katër propozimeve mund t’i japë fund situatës aktuale, ndërsa akuzon këdo që nuk i pranon këto zgjidhje se i shërben këtij regjimi.
Postimi i plotë i Metës:
“Vetëm rikthimi te Kushtetuta e para ndryshimeve të vitit 2008, listat 100% të hapura për deputetët dhe këshilltarët bashkiakë, sanksionimi kushtetues i Qeverisë Teknike përpara çdo palë zgjedhjesh dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli mund t’i japin fund regjimit të Arbitraritetit Ekstrem, të instaluar prej 18 vitesh (nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008), që ka detyruar mbi 1 milion shqiptarë të largohen nga vendi dhe që ka zhytyr në varfëri ekstreme gjysmën e shqiptarëve që jetojnë këtu. Kushdo që nuk i pranon këto zgjidhje i shërben regjimit të Arbitraritetit Ekstrem”,– shkruan Meta.
Lexo edhe
POLITIKE
Wendt: SPAK do të sigurojë provat për të korruptuarit direkt nga serverët amerikanë

Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshilltar?

“Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës! Çfarë po paralajmëron depute...

Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ PD propozon 28 amendamente për...

Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës





