“Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës! Çfarë po paralajmëron deputetja?

Pas mbylljes së konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, deputetja Elisa Spiropali është shprehur jashtë kamerave se deri më tani “është fillimi i dasmës”.
Pasi një gazetare dëgjohet duke i thënë asaj se ra një mort dhe u pa, duke shtuar se ishte më shumë "mort politik”, në lidhje me përjashtimin e saj nga Partia Soialiste, një vendim për të cilin sot ajo vetë foli gjerë e gjatë për mediat; Spiropali i përgjigjet: Ky nuk është mort, është fillimi i dasmës.
Gjatë fjalës së saj të mbajtur sot për mediat, Spiropali ceku disa tema, që nga largimi i saj nga PS, qëndrimet e saj ndryshe nga socialistët e deri te “sfidimi” i Edi Ramës, pasi kërkoi që pas 17 vitesh të hapet gara e PS-së për përzgjedhjen e kryetarit, për çka ajo tha se askush nuk është i përjetshëm.
“Nuk e di a më do apo s’më do Edi Rama! Di vullnetin tim. Di që më duan socialistët, se kam bërë beteja për ta që s’i ka bërë kush tjetër. Kam bërë beteja shumë të vështira, jo vetëm në Kuvend përballë opozitës. Jam e majtë, progresiste e bindur. Nëse duan të bëjmë një garë popullariteti, të hapet gara në PS pas 17 vitesh. Nuk kemi kryetar të përjetshëm. Kemi statutin, por nuk është as Bibël dhe as Kuran.”,tha Spiropali.
Mirëpo nuk është akoma e qartë se çfarë ka nënkuptuar Spiropali me reagimin e saj jashtë kamerave.
Lexo edhe
POLITIKE
Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ PD propozon 28 amendamente për...

Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës

Berisha: Protesta është detyrim madhor i PD, duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi

“Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë për dhëmbë me të...

Tufa publikon një dokument tjetër për Fezollarin: Në vijim të materialeve për përfshirjen e tij me ish-Sigurimin

Tabaku takon ministrin gjerman Krichbaum: Reformat e integrimit duhet të ndihen në jetën e shqiptarëve

Spiropali me tone të ashpra kundër Ramës: Ndrysho mënyrën e qeverisjes ose ik! Mesazh edhe për Ballukun? Mos mbro të pambrojtshmen

Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani. Ky regjim i ka kohërat e shkurtra





