Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur “Askush nuk është mbi ligjin, zbatojeni në mënyrë të barabartë” – Ambasada e SHBA zbulon fjalën e Eric Wend... Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara...
POLITIKE

Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshilltar?

P
Piranjat25 November 2026, 15:23 · 1 min lexim
Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i cili ka deklaruar hapur kandidimin e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare për informacion Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Në shkresën e tij, Qori ngre pyetjen nëse i njëjti person, i propozuar nga i njëjti subjekt zgjedhor, në të njëjtat zgjedhje vendore dhe në të njëjtën bashki, mund të regjistrohet njëkohësisht si kandidat për kryetar bashkie dhe si kandidat në listën shumëemërore për këshillin bashkiak (konkretisht si i renditur i pari në listë).

Pyetjet drejtuar KQZ-së

Regjistrimi i dyfishtë: A mund të regjistrohet i njëjti person në të dyja kandidaturat në rrethanat e përshkruara?

 

Praktika dhe aktet ekzistuese: A disponon KQZ-ja vendime, udhëzime, interpretime me shkrim ose akte të tjera që trajtojnë këtë çështje?

Përmes kësaj shkrese, Lëvizja BASHKË kërkon sqarim me shkrim nga institucioni zgjedhor mbi rregullat dhe precedentët që vlejnë për kandidimin e të njëjtit individ në të dyja garat vendore brenda së njëjtës bashki.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.