Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur “Askush nuk është mbi ligjin, zbatojeni në mënyrë të barabartë” – Ambasada e SHBA zbulon fjalën e Eric Wend... Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara... Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre një i mitur “Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë ... Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshi... Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy SHBA planifikon shpërthimin e 5 tonë eksplozivë të kontaminuar, banorët frikësohen nga pluhuri toksik
POLITIKE

Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ PD propozon 28 amendamente për buxhetin

P
Piranjat25 November 2026, 14:42 · 5 min lexim
Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 28 amendamente për projektbuxhetin dhe paketën fiskale, ku propozon vendosjen e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj, rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e taksave dhe pezullimin e pagesave për koncesionet me financim nga buxheti i shtetit.

Sipas opozitës, propozimet synojnë orientimin e parave publike drejt përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

“Të gjitha amendamentet synojnë të shndërrojnë buxhetin e shtetit nga buxhet për financimin e korrupsionit në buxhet për financimin e shërbimeve dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë”, thuhet në deklaratë.

Demokratët kërkojnë rritjen me 30-50% të pagave për administratën publike, rritjen me 30% të pagave në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe dhënien e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.

Për pensionistët propozohet rritja e pensioneve dhe vendosja e një bonusi që garanton rritje të përhershme, ndërsa për familjet në nevojë kërkohet dyfishimi i ndihmës ekonomike.

Sa i përket paketës fiskale, PD propozon uljen në 6% të TVSH-së për ujin dhe energjinë elektrike, ruajtjen e normës së përgjithshme të TVSH-së në 20%, vendosjen e taksës së sheshtë për fitimin dhe pagat, si dhe anulimin e rritjes së taksës vjetore të automjeteve dhe asaj mbi dividendin.

Në amendamentet e opozitës parashikohet gjithashtu pezullimi i kontratave të partneritetit publik-privat që financohen nga buxheti i shtetit, ndërprerja e financimit të koncesionit të laboratorëve, si dhe shkurtimi me 20% i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore.

PD kërkon trefishimin e subvencioneve për bujqësinë dhe të fondeve për ish-të përndjekurit politikë, dyfishimin e fondit për rimbursimin e barnave, si dhe rritjen me nga një pikë përqindjeje të PBB-së të buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë.

Mes propozimeve është edhe alokimi i 5 miliardë lekëve për kompensimin e prodhuesve të prekur nga zhvlerësimi i euros, 5 miliardë lekëve për fillimin e shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella në sektorin energjetik dhe nga 1 miliard lekë për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë.

Opozita propozon gjithashtu rritjen me 50% të transfertës së pakushtëzuar për pushtetin vendor, financimin e kërkimit shkencor në nivelin 0,1% të PBB-së dhe realizimin e dy projekteve infrastrukturore në qarkun e Beratit.

Amendamentet e propozuara nga Grupi Parlamentar i PD-së për buxhetin dhe paketën fiskale përfshijnë:

  1. Vendosjen e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj.
  2. Rritjen me 30–50% të pagave për të gjithë administratën publike.
  3. Uljen në 6% të TVSH-së për ujin.
  4. Uljen në 6% të TVSH-së për energjinë.
  5. Pezullimin e pagesave për inceneratorin e Tiranës.
  6. Dhënien e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
  7. Trefishimin e fondeve për ish-të përndjekurit politikë.
  8. Shkurtimin me 20% të shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore.
  9. Rritjen me 30% të pagave në sektorin e shëndetësisë.
  10. Realizimin e dy projekteve të investimit në infrastrukturën rrugore në qarkun e Beratit.
  11. Alokimin e 5 miliardë lekëve për kompensimin e prodhuesve, si pasojë e zhvlerësimit të euros.
  12. Alokimin e 5 miliardë lekëve për fillimin e shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë.
  13. Rritjen me 50% të transfertës së pakushtëzuar.
  14. Alokimin e 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Shkodër.
  15. Alokimin e 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Lezhë.
  16. Rritjen e pensioneve dhe vendosjen e një bonusi që garanton rritje reale, të drejtë dhe të përhershme.
  17. Dyfishimin e ndihmës ekonomike.
  18. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor në nivelin 0,1% të PBB-së.
  19. Rritjen me 30% të pagave në sektorin e arsimit.
  20. Dyfishimin e fondit për rimbursimin e barnave.
  21. Rritjen me 1 pikë përqindjeje të PBB-së të buxhetit për arsimin.
  22. Anulimin e rritjes së TVSH-së në 21%, duke ruajtur normën ekzistuese prej 20%.
  23. Trefishimin e subvencioneve për sektorin e bujqësisë.
  24. Pezullimin e pagesave për çdo PPP me financim nga buxheti i shtetit.
  25. Anulimin e rritjes së taksës vjetore të automjeteve.
  26. Rritjen me 1 pikë përqindjeje të PBB-së të buxhetit për shëndetësinë.
  27. Vendosjen e një takse të sheshtë për fitimin dhe pagat, si dhe anulimin e rritjes së taksës mbi dividendin.
  28. Ndërprerjen e plotë të financimit të koncesionit të laboratorëve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.