Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur “Askush nuk është mbi ligjin, zbatojeni në mënyrë të barabartë” – Ambasada e SHBA zbulon fjalën e Eric Wend... Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara... Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre një i mitur
AKTUALITET

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni masa...

P
Piranjat25 November 2026, 15:20 · 2 min lexim
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkon nga prefektët dhe bashkitë marrjen e masave parandaluese, kontrollin e sistemeve të kullimit, monitorimin e zonave me risk dhe mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve operacionale për nesër dhe pasnesër.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së sotme, 25 nëntor, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Për ditën e nesërme, 26 nëntor, parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa më 27 nëntor reshjet me intensitet të lartë pritet të vijojnë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Si pasojë e reshjeve, mund të ketë grumbullime të ujit dhe përmbytje të lokalizuara në disa zona urbane, ndërsa në zonat malore kërkohet vëmendje ndaj vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të mundshme të dherave.

"Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e familjes dhe pronës, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e strukturave vendore.

AKMC vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat përgjegjëse, me prioritet sigurinë e qytetarëve. Parandalimi, gatishmëria dhe bashkëpunimi janë çelësi për komunitete më të sigurta", njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.