Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur “Askush nuk është mbi ligjin, zbatojeni në mënyrë të barabartë” – Ambasada e SHBA zbulon fjalën e Eric Wend... Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara... Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre një i mitur “Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë ... Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshi... Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy SHBA planifikon shpërthimin e 5 tonë eksplozivë të kontaminuar, banorët frikësohen nga pluhuri toksik IGJEUM paralajmëron reshje intensive nesër, rrezik për përmbytje në shtatë qarqe Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!
SOCIALE

Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar

Ndërsa kujdesi familjar po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u siguruar, alternativa e një kujdestari me pagesë mbetet

P
Piranjat25 November 2026, 14:17 · 3 min lexim
Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot

Ndërsa kujdesi familjar po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u siguruar, alternativa e një kujdestari me pagesë mbetet e papërballueshme për shumicën e pensionistëve.

Tetë në dhjetë të moshuar në Shqipëri nuk kanë mundësi financiare të paguajnë një kujdestar, sipas një ankete të PNUD-së të vitit 2025, të cituar në raportin e fundit të UN Women mbi ekonominë e kujdesit.

Aktualisht, 95% e të moshuarve mbështeten te familjarët për përkujdesje, ndërsa vetëm 5% marrin ndihmë nga persona jashtë familjes. Vetëm 2% mbështeten te kujdestarët me pagesë, kryesisht përmes shërbimeve të financuara nga shteti.

Emigracioni po e vështirëson edhe më tej situatën. Mes të moshuarve që nuk kanë një kujdestar, 61% përmendin mungesën e të afërmve si arsye, problematikë që shfaqet më e theksuar jashtë Tiranës.

Pothuajse gjysma e bashkive pa shërbime komunitare për të moshuarit

Kapacitetet e shërbimeve institucionale mbeten të kufizuara në raport me madhësinë e popullsisë së moshuar. Sipas raportit, Shqipëria ka 23 qendra rezidenciale të kujdesit, të cilat u shërbejnë rreth 705 të moshuarve, ose më pak se 1% të popullsisë mbi 65 vjeç.

Në vend funksionojnë gjithashtu 36 qendra komunitare të kujdesit ditor, me rreth 3,000 përfitues. Megjithatë, pothuajse gjysma e bashkive nuk ofrojnë asnjë shërbim komunitar për të moshuarit.

Mungesa e shërbimeve është veçanërisht problematike në zonat rurale, ku mundësitë ekonomike dhe aksesi në kujdesin profesional janë më të kufizuara.

Një tjetër problem lidhet me kualifikimin e personave që ofrojnë kujdes. Rreth 99% e kujdestarëve familjarë deklarojnë se nuk kanë arsimim formal apo trajnim bazë për këtë punë, pavarësisht se shumë prej tyre kujdesen për persona me nevoja komplekse shëndetësore.

Gratë përbëjnë më shumë se dy të tretat e kujdestarëve familjarë, duke mbajtur pjesën më të madhe të barrës së papaguar të kujdesit.

UN Women konstaton se legjislacioni shqiptar nuk garanton qartësisht aksesin në kujdesin afatgjatë, ndërsa mungojnë mekanizmat e mbështetjes financiare për rastet kur shërbimet publike nuk janë të disponueshme.

Zgjerimi i shërbimeve në banesë dhe në komunitet, profesionalizimi i punonjësve të kujdesit dhe sigurimi i financimit të qëndrueshëm mbeten ndër nevojat kryesore të identifikuara.

Me plakjen e popullsisë, financimi i kujdesit për të moshuarit pritet të bëhet një çështje gjithnjë e më e rëndësishme ekonomike, si për buxhetin e shtetit, ashtu edhe për financat e familjeve shqiptare. /Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.