Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur “Askush nuk është mbi ligjin, zbatojeni në mënyrë të barabartë” – Ambasada e SHBA zbulon fjalën e Eric Wend... Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara... Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre një i mitur “Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë ... Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshi... Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë
BOTA

750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi!

P
Piranjat25 November 2026, 14:59 · 2 min lexim
750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke

Një pagesë prej 750 mijë stërlinash për Andrew Mountbatten-Windsor është bërë pjesë e një procesi në Gjykatën e Lartë në Londër. Biznesmenia turke që transferoi paratë pretendon se ish-këshilltari i saj financiar e mashtroi për qëllimin e pagesës, ndërsa Andrew e ka kthyer shumën dhe nuk akuzohet për shkelje.

Telashet për Princin Andrew, nuk kanë të mbaruar edhe pas heqjes së titujve mbretërorë. NJë biznesmene pretendon se është mashtruar teksa mendonte se po paguante për ndihmë lidhur me pasaportën.

Biznesmenia turke Nebahat Isbilen i ka thënë Gjykatës së Lartë në Londër se transferoi 750 mijë stërlina për Andrew Mountbatten-Windsor në vitin 2019, mbi bazën e shpjegimeve të rreme të ish-këshilltarit të saj, Selman Turk.

Pagesa është pjesë e një padie më të gjerë. 81-vjeçarja akuzon Turk se i ka përvetësuar 38 milionë stërlina nga pasuria. Ai i kundërshton pretendimet. Sipas mbrojtjes së Turk, Isbilen e dinte se paratë po jepeshin me shpresën që Andrew të ndihmonte bashkëshortin e saj, një ish-deputet i burgosur në Turqi.

Andrew, i cili në kohën e pagesës mbante titullin Duka i Jorkut, i ka kthyer 750 mijë stërlinat. Ai pritet të dëshmojë në dhjetor dhe nuk akuzohet për ndonjë shkelje në këtë proces. Avokatët e biznesmenes përmendën edhe një pagesë prej 15 mijë stërlinash për ish-bashkëshorten e tij, Sarah Ferguson. Sipas tyre, Turk e kishte urdhëruar transferimin duke e paraqitur si pagesë për festën e 60-vjetorit të saj. Në gjykatë u përmend gjithashtu një shumë e paspecifikuar si dhuratë martese për princeshën Beatrice.

Isbilen kërkoi ndihmë për të transferuar pasurinë jashtë Turqisë pas arrestimit të bashkëshortit në vitin 2015. Avokatët e saj i cilësojnë akuzat ndaj tij të motivuara politikisht.

Pasi njohu Turk, ajo i besoi administrimin e pjesës më të madhe të pasurisë. Mbrojtja e tij këmbëngul se biznesmenia i kuptonte dhe i drejtonte vetë çështjet financiare. Procesi pritet të përfundojë në mars.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.