Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...

Ish-presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim në burgun 313 me dy deputetët socialistë, Antoneta Dhima dhe Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Meta tregon në një deklaratë në rrjete sociale se takimi u zhvillua me kërkesën e deputetëve, të cilëve u paraqiti pretendimet e tij për shkelje të rënda ligjore gjatë hetimit, paraburgimit dhe procesit gjyqësor ndaj tij.
Meta pretendon se këto shkelje janë evidentuar dhe konfirmuar në mënyrë të përsëritur edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ai kërkoi zbatimin e rekomandimeve të këtij institucioni, duke vënë theksin te garantimi i lirisë së shprehjes.
“Sot, në IEVP “Jordan Misja”, u takova me kërkesën e tyre me deputetët Znj. Antoneta Dhima dhe Z. Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
U paraqita një ekspoze të qartë të shkeljeve shumë të rënda ligjore, që kanë shoqëruar hetimin, paraburgimin dhe procesin gjyqësor ndaj meje, të cilat janë evidentuar dhe konfirmuar në mënyrë të përsëritur edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Kërkova zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, veçanërisht atyre që lidhen me garantimin e lirisë së shprehjes, e cila më mohohet qëllimisht prej më shumë dy vitesh.
Pavarësisht kërkesave të paraqitura dhe lejeve të lëshuara nga SPAK për gazetarët, vijoj të pengohem të jap intervista për median gjatë paraburgimit.
Pikërisht për këtë çështje, në rekomandimin e datës 25 maj 2026, Komiteti Shqiptar i Helsinkit theksoi nevojën për garantimin e kësaj të drejte dhe sugjeroi, që intervistat të mundësoheshin edhe përmes mjeteve elektronike, përfshirë platformat online si Zoom.
Moszbatimi i këtij rekomandimi dëshmon qëllimet e vërteta të këtij paraburgimi tërësisht politik dhe shkeljen e të drejtave të mia përtej çdo imagjinate.
Shqetësimi më madhor, ku u përqëndrova, ishte konflikti i qëllimshëm dhe me regji të qartë politike ndërmjet GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që prej të paktën dy muajsh ka bllokuar rreth 600 seanca gjyqësore, me pasoja shumë të rënda, që cënojnë proceset e rregullta ligjore dhe mbrojtjen efektive të qytetarëve të përfshirë në këto procese.
Shpreha keqardhjen e thellë për qëndrimin indiferent të Kuvendit të Shqipërisë ndaj kësaj situate, veçanërisht kur edhe nisma e vetme ligjore e ndërmarrë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, më 14 tetor 2026, u refuzua më 22 tetor 2026, për t’u përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
Po kështu, ndava shqetësimin tim për qëndrimin e Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Z. Ilir Rusi gjatë raportimit publik më 13 tetor 2026 në Komision Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku pohoi se nuk kishte ndërmend të ndërmerrte hapa institucionalë për t’i dhënë fund këtij konflikti.
Një qëndrim i tillë i Kuvendit dhe i KLGJ cënon rëndë besimin e publikut te drejtësia dhe te institucionet, që kanë detyrë kushtetuese për administrimin e proceseve gjyqësore.
Integrimi europian nuk mund të jetë thjesht një objektiv i deklaruar politikisht. Ai kërkon respektimin real të lirive dhe të drejtave themelore, transparencë institucionale, zbatim të standardeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe një drejtësi të pavarur, që funksionon në përputhje me ligjin, pa ndërhyrje politike dhe pa standarde të shumëfishta.”- deklaron Meta nga burgu.
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit. Në një deklaratë në rrjete sociale, ai e...
Ndërsa studentët vijojnë revoltën e tyre me kushtin e panegociueshëm të largimit të tij nga pushteti, Edi Rama ka vijuar me ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar maxhorancën se ka rrëzuar në tri raste propozimin për uljen e TVSH-s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, akuzoi mazhorancën në mbledhjen e Komisionit të Arsimit se po vijon punën në no...
Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Shqip&...
Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të ulen në tryezën e dialogut, ndërsa protesta kundër qeverisë h...
Analisti Enton Abilekaj, zbuloi se njerëz afër Veliajt marrin pjesë në protestat kundër qeverisë. I ftuar në emisionin &ldquo...