Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakm... Sonte përballja me PSV-në në Champions, Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejn... Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit ... Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit... Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura... Avionët ushtarakë rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ngrihen në ajër avionët luftar... SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundo... Trump rikthen dënimin me vdekaje për krimet më të rënda, paralajmëron përshpejtimin e ekzekutimeve federale... BB paralajmëron Shqipërinë për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i... “Rindërtimi zvarritet në Bashkinë e Tiranës”, BIRN: 7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë...
AKTUALITET

Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakmarrja për Drejtësi”

Sipas dëshmive të dhëna para hetuesve, Ilir Shyti ka deklaruar se tre efektivët e Gardës dhe Ushtrisë i kishte punësuar si truproje personale, ndërsa ka mohuar të kishte dijeni për praninë e armës pa leje në automjet

P
Piranjat24 November 2026, 09:50 · 5 min lexim
Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës këtë 24 nëntor, pasi u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” të blinduar në zonën pranë stadiumit “Air Albania”.

Mes të arrestuarve është edhe Ilir Shyti, djali i Roland Shytit, i njohur në Lushnjë me nofkën “Mustaqekuqi” dhe i lidhur me dosjen e bujshme “Hakmarrja për Drejtësi”.

Në automjet ndodheshin gjithashtu Erion Rama, punonjës i Gardës së Republikës, si dhe dy efektivë të Forcave të Armatosura, Leonard Murataj, pjesë e repartit të Zall-Herrit, dhe Ernest Selmani, pjesë e repartit të Farkës.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dy armë zjarri. Njëra prej tyre rezultonte e pajisur me leje nga reparti përkatës, ndërsa pistoleta tjetër mbahej pa leje.

Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej katër personave nuk ka pranuar se kishte dijeni për armën pa leje dhe municionin që u gjet në automjet. Për këtë arsye, policia ka arrestuar Ilir Shytin, dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani, si dhe punonjësin e Gardës së Republikës, Erion Rama.

Sipas dëshmive të dhëna para hetuesve, Ilir Shyti ka deklaruar se tre efektivët e Gardës dhe Ushtrisë i kishte punësuar si truproje personale, ndërsa ka mohuar të kishte dijeni për praninë e armës pa leje në automjet.

Edhe tre punonjësit e institucioneve shtetërore kanë dhënë të njëjtin version, duke pretenduar se nuk e dinin se kujt i përkiste pistoleta dhe se shërbenin si truproje të Shytit.

Ndaj katër të arrestuarve është ngritur akuza për “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Ata pritet të dalin në ditët në vijim përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me masën e sigurisë që do të kërkojë Prokuroria.

Kush është familja Shyti dhe çfarë përfaqëson dosja “Hakmarrja për Drejtësi”?

Emri i Ilir Shytit rikthen në vëmendje dosjen e njohur si “Hakmarrja për Drejtësi”, një prej proceseve më të gjata dhe më të diskutuara gjyqësore në Shqipëri, ku në mesin e personave të akuzuar në atë kohë ishte edhe babai i tij, Roland Shyti.

Çështja lidhej me një grup personash të dyshuar për përfshirje në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale gjatë periudhës 1992–2003, përfshirë vrasje, shpërthime me eksploziv, grabitje me armë dhe pengmarrje.

Mes ngjarjeve për të cilat u ngritën akuza ishin:

-Vrasja e ish-drejtorit të burgjeve, Bujar Kaloshi.

-Shpërthimi me eksploziv në supermarketin e kompanisë “Vefa”, ku humbën jetën katër persona.

-Vrasja e Genci Sinës, shofer i ish-prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

-Rrëmbimi i fëmijës Erjon Nushi me qëllim marrjen e 200.000 $.

-Një sërë vrasjesh dhe grabitjesh të tjera të dyshuara me armë.

Procesi gjyqësor u zvarrit për afro tri dekada dhe u shoqërua me debate të shumta mbi vlefshmërinë e provave të administruara nga organi i akuzës.

Pafajësia e 10 të pandehurve pas 27 vitesh proces

Më 13 shkurt 2017, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpalli të pafajshëm 10 të pandehurit në këtë dosje, mes tyre edhe Roland Shytin.

Vendimi u la në fuqi në shkurt të vitit 2023, kur Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë, duke vulosur përfundimisht pafajësinë e tyre dhe mbyllur një prej proceseve më të gjata në historinë e drejtësisë shqiptare.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, një prej problematikave kryesore kishte qenë vlefshmëria e provave. Në vendimmarrjet gjyqësore ishin evidentuar probleme me disa prej tyre, përfshirë edhe një dokument për të cilin ekspertiza grafike kishte konstatuar falsifikim.

Kështu, dosja “Hakmarrja për Drejtësi”, e cila për vite me radhë ishte në qendër të vëmendjes publike për akuzat e rënda dhe zhvillimet e saj gjyqësore, u mbyll me vendimin përfundimtar të pafajësisë së 10 të pandehurve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.