Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Larje hesapesh mes bandave shqiptare në Spanjë/ Kush janë të rinjtë që u vranë në atentatet mafioze Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm! Banorët denoncojnë rrugët e mbytura në baltë/ Fëmijët e fshatit Dushk në Lushnjë shkojnë në shkollë me çizm... Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje “Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren Iu nënshtrua operacionit, Erion Vishkulli mesazh: Një tjetër sfidë më pret javën tjetër! Dua të rikthej dri... Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan ... Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam...
AKTUALITET

Artan Hoxha për klanin "Çopja": Ka kaluar 3 mld euro pasuri dhe ka trafikuar 6 mld euro kokainë

Gazetari Artan Hoxha bëri deklarata të forta lidhur me aktivitetin kriminal të klanit “Çopja”, duke pretenduar se kjo organizatë kriminale ka trafikuar

P
Piranjat12 November 2026, 00:13 · 2 min lexim
Artan Hoxha për klanin "Çopja": Ka kaluar 3 mld euro

Gazetari Artan Hoxha bëri deklarata të forta lidhur me aktivitetin kriminal të klanit “Çopja”, duke pretenduar se kjo organizatë kriminale ka trafikuar kokainë me një vlerë që arrin në rreth 6 miliardë euro, ndërsa pasuria e kaluar prej saj kap shifrën e 3 miliardë eurove.

Në emisionin Now, Hoxha u ndal edhe te materialet e publikuara në dosjet e SPAK, duke sqaruar se shumat e parave të shfaqura në fotografi nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht prova materiale të sekuestruara, por janë pamje të zbuluara nga komunikimet mes anëtarëve të rrjetit kriminal.

Sipas gazetarit, hetimi ndaj kësaj organizate është zhvilluar edhe nga autoritete të huaja, përfshirë hetues belgë, gjermanë dhe italianë, të cilët janë fokusuar te provat konkrete të siguruara gjatë operacionit.

“Franç Çopja në vitin 2020 ka qenë 28 vjeç dhe flitej se kishte qenë shqiptari i parë që kishte kaluar 1 miliard dollarë. Njihej si një talent shqiptar, që ishte i aftë të lëvizte sasi shumë të mëdha kokaine. Për të është folur edhe më parë se ka futur 1 ton flori në Shqipëri. Këta janë ngjitur shumë shpejt”, u shpreh gazetari.

Hoxha tha se aktiviteti i organizatës kishte arritur përmasa të tilla, saqë Shqipëria ishte bërë shumë e vogël për të administruar dhe investuar paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal.

“Ata arritën në pikën që Shqipëria ishte shumë e vogël për ta, nuk kishin ku t’i çonin lekët. Ai ka kaluar 3 miliardë dhe ka trafikuar 6 miliardë euro kokainë”, deklaroi Artan Hoxha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.