EMRI/ Shqiptari 'nervoz' burgoset me tre vite për trafik kokaine

Një shtetas shqiptar është dënuar me tre vite burg në Britaninë e Madhe, pasi nervozizmi i tij tërhoqi vëmendjen e dy efektivëve të policisë, të cilët zbuluan se ai merrej me shitjen e kokainës.
Bëhet fjalë për Akil Likën, 26 vjeç, pa një adresë të përhershme banimi, i cili u shpall fajtor për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen dhe mbajtjen e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Ngjarja ndodhi më 13 korrik të këtij viti, kur dy efektivë të policisë së Cheshire ishin në patrullim në rrugën Seller, në qytetin Chester. Sipas prokurorit Thomas McLoughlin, vëmendja e tyre u tërhoq nga shqiptari, i cili po përpiqej aktivisht t'u shmangej.
Kjo sjellje ngriti dyshimet e policëve, të cilët vendosën ta kontrollonin. Gjatë kontrollit, Lika pranoi se kishte me vete disa doza kokaine të paketuara veçmas në qese të vogla, si dhe një telefon celular.
Ai dispononte gjithashtu një çelës për një pronë që lidhej me lokalin Caspian Takeaway, në rrugën e afërt Foregate. Gjatë kontrollit të ambientit, policia gjeti doza të tjera droge dhe 930 paund para të gatshme.
Sipas prokurorit, mesazhet e zbuluara në telefonin e tij tregonin për marrëveshje të shitjes së drogës me vlerë mijëra paundësh.
Në seancën gjyqësore, avokatja mbrojtëse Lucy Moran deklaroi se klienti i saj nuk kishte ndikim mbi personat që qëndronin më lart në këtë aktivitet kriminal dhe se përfshirja e tij sillte një përfitim financiar.
Ajo shtoi se Lika dëshironte të kthehej në Shqipëri dhe kishte pritur prej dy muajsh vendimin e gjykatës, pasi kishte pranuar fajësinë në fund të muajit gusht.
Gjatë dhënies së vendimit, gjyqtari Patrick Thompson theksoi se provat tregonin qartë përfshirjen e shqiptarit në shitjen e drogës, pasi kokaina ishte e ndarë në doza të gatshme për t'u shpërndarë.
Ai nënvizoi gjithashtu se i pandehuri kishte mohuar përfshirjen në aktivitetin e shitjes së narkotikëve dhe kishte refuzuar të identifikonte personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Në përfundim, Akil Lika u dënua me 3 vite burg për veprën penale të shitjes së drogës me qëllim furnizimin e të tjerëve, si dhe me tre muaj të tjerë për çështjen e parave, dënim që do të vuhet njëkohësisht me atë kryesor. Gjyqtari shtoi se pas lirimit, shqiptari mund të kthehet në Shqipëri, por nëse kjo nuk ndodh, do të jetë nën mbikëqyrje sipas kushteve të lirimit. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Spanja kthehet në arenë larjesh të hesapeve mes grupeve kriminale shqiptare/ Këta janë të rinjtë shqiptarë që u eliminuan

U përplas me makinën në mur, arrestohet 27-vjeçari shqiptar. Në kërkim bashkëpunëtorët në krim

Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit

Zjarr në një magazinë druri në Gjirokastër, ndërhyrja e zjarrfikësve parandalon përhapjen e flakëve

Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm!





