Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet Horoskopi/ Kujdes me shëndetin dhe financat! Shmangni vendimet e nxituara Larje hesapesh mes bandave shqiptare në Spanjë/ Kush janë të rinjtë që u vranë në atentatet mafioze Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm! Banorët denoncojnë rrugët e mbytura në baltë/ Fëmijët e fshatit Dushk në Lushnjë shkojnë në shkollë me çizm... Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje “Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren Iu nënshtrua operacionit, Erion Vishkulli mesazh: Një tjetër sfidë më pret javën tjetër! Dua të rikthej dri... Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan ... Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos
AKTUALITET

“Një muaj në birucë, të lidhur me hekura”/ Letra për Hysni Kapon që zbulon torturat dhe abuzimet në burgjet e komunizmit

Një muaj në birucë, të lidhur me hekura, takime me familjarët që zgjasnin vetëm pak minuta dhe të burgosur që përdoreshin për punët private të komandantëve

P
Piranjat12 November 2026, 07:15 · 2 min lexim
“Një muaj në birucë, të lidhur me hekura”/ Letra

Një muaj në birucë, të lidhur me hekura, takime me familjarët që zgjasnin vetëm pak minuta dhe të burgosur që përdoreshin për punët private të komandantëve. Kjo ishte jeta në kampin-burg 309 të Skrofotinës në Vlorë, siç përshkruhet në një letër të 17 korrikut 1967, që i burgosuri Ramadan Muço ia dërgonte Hysni Kapos, një prej njerëzve më të fuqishëm të regjimit komunist.

Në katër faqet e shkruara me dorë, që mbajnë vulën e sekretarisë së Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Muço denonconte ndëshkimet arbitrare, kushtet e rënda dhe abuzimet e drejtuesve të kampit.

Ai shkruante se ishte lidhur me hekura dhe dënuar me një muaj birucë, ndërsa i ishte mohuar edhe e drejta për të marrë ushqime nga familja.

Në letër përshkruhen edhe takimet me familjarët, të cilët udhëtonin nga qytete të largëta dhe prisnin me orë të tëra në shi e diell, vetëm për të parë për pak minuta njerëzit e tyre.

Një tjetër denoncim lidhej me shfrytëzimin e punës së të burgosurve për interesa personale të drejtuesve të kampit, përfshirë ndërtime dhe punime private.

Por ajo që del nga letra është edhe frika për të denoncuar. Muço shkruante se shumë të burgosur heshtnin, pasi çdo ankesë mund t’u kushtonte ndëshkime të tjera.

Dokumenti përfundon me shpresën e të burgosurit se Partia do të ndërhynte për të ndalur abuzimet. Në katër faqet e letrës nuk gjendet asnjë përgjigje e Hysni Kapos dhe as ndonjë e dhënë nëse denoncimet u shqyrtuan ndonjëherë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.