Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Portieri gjerman Manuel Neuer, akuzohet se tradhtoi bashkëshorten me fizioterapisten Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Pronari i B52, lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991 Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëj... Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l...
AKTUALITET

Moti i keq në Kukës, përmbyten rrugët dhe rrezikohen akset malore nga rënia e gurëve

P
Piranjat26 November 2026, 16:03 · 1 min lexim
Moti i keq në Kukës, përmbyten rrugët dhe rrezikohen akset

Kukësi është përfshirë nga një stuhi e fortë ere dhe shiu këtë mesditë, duke sjellë probleme në disa zona të pellgut dhe në njësitë administrative. Reshjet intensive dhe era e fortë vijojnë prej rreth dy orësh, ndërsa situata mbetet problematike.

Si pasojë e reshjeve të dendura, shumë rrugë në zonat rurale, por edhe në lagje të ndryshme të qytetit të Kukësit, kanë prezencë uji, duke vështirësuar qarkullimin.

Probleme raportohen edhe në akset malore, ku vijon të ketë rrezik për rënien e gurëve dhe rrëshqitjen e dherave.

Në këto kushte, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në akset e Qafë Shllakut, Bushtricës, Shishtavecit, Valbonës dhe Qafë Morinës, ku reshjet kanë sjellë prezencë uji dhe rënie gurësh në rrugë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.