Korreshi: Ligji për investimet strategjike, qokë për njerëzit e pushtetit! Rasti i Portit të Durrësit më i dështuari
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është zbatuar ligji për investimet strate...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është zbatuar ligji për investimet strate...
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua në një zonë të banuar në Flo...
Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë për nga vëllimi i tregtimit ditor, është përballur me një prej...
Kryeministri Edi Rama përsëri edhe këtë të hënë ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që...
Inteligjenca artificiale po kthehet në një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve amerikanë, jo vetëm për shkak të ...
Euro vijon të këmbehet në nivele të qëndrueshme në tregun valutor shqiptar. Sipas kursit të këmbimit për ditë...
Ngjarja e rëndë me dy viktima në fshatin Demiraj të Gjilanit ka sjellë reagimin e ministres së Drejtësisë në Kosov...
Të martën, më 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara zhvillohen zgjedhjet. Këtë herë, amerikanët nuk votojnë se kus...
Mbi 20 për qind e arrestimeve të protestuesve gjatë javëve të fundit janë vlerësuar të paligjshme nga Prokuroria dhe Gj...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën se Rusia ka humbur 54,400 ushtarë të vrarë ose të plagosur r&e...

Mbi 20 për qind e arrestimeve të protestuesve gjatë javëve të fundit janë vlerësuar të paligjshme nga Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, duke nxjerrë në sipërfaqe praktikën represive të ndjekur nga Policia e Shtetit, në shkelje të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.
Prej 13 tetorit, kur protestat antiqeveritare ndoqën një kurs përplasjesh të dhunshme, Policia e Shtetit ka arrestuar me qindra protestues të rinj, një pjesë e të cilëve edhe në moshë të mitur.
Nga numri total i 319 protestuesve të arrestuar deri më 31 tetor, 291 prej tyre janë përballur me gjykatën për vlerësimin e masave të sigurisë. Por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se 62 arrestime ose mbi 21 për qind e totalit janë vlerësuar të paligjshme nga Gjykata e Tiranës apo direkt nga prokurorët.
Mes të arrestuarve kanë qenë edhe 38 të mitur, nga të cilët gjykata ka vlerësuar se gjashtë janë ndaluar në mënyrë të paligjshme. Policia ka proceduar penalisht deri më 27 tetor edhe 653 protestues të tjerë, nga të cilët 179 janë të mitur.
Nga personat e arrestuar, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg për vetëm 12 raste, ndërkohë që tetë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Pjesa më e madhe e protestuesve (157) janë lënë në masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa 18 protestues të tjerë janë urdhëruar që të mos shkojnë më në zonat ku zhvillohet protesta.
Radikalizimi i protestave me pjesmarrjen e studentëve dhe të rinjve prej 13 tetorit ka ngritur shqetësime jo vetëm për përhapjen e dhunës, por edhe për reagimin jo-proporcional të Policisë së Shtetit.
Policia nuk ka pranuar zyrtarisht tejkalimin e proporcionalitetit, por më datë 22 tetor, zv.drejtori për Sigurinë Publike në Policinë e Tiranës u kërkoi komisariateve që të respektojnë legjislacionin penal për të miturit gjatë shoqërimit, kontrollit dhe marrjes së deklarimeve të tyre – duke bërë kështu një hap pas nga metodat në trajtimin e protestuesve të mitur dhe kontrollin arbitrar të telefonave të tyre.
Gjithsesi, reagimi i dokumentuar i Policisë dhe një përqindje e lartë e arrestimeve të vlerësuara si të paligjshme nga gjykata kanë shkaktuar shqetësime për kufijtë e kompetencave që i jepen Policisë së Shtetit në raport me të drejtën për protestë paqësore.
Pa garanci ligjore
Avokati Gentian Serjani ka përfaqësuar dhjetra protestues të ndaluar ose të arrestuar gjatë protestave të javëve të fundit dhe sjell ndërmend shumë raste paligjshmërish. Në njërin prej tyre, ai kujton ndalimin për 11 orë në komisiariatin numër 1 në Tiranë të disa protestuesve, të cilët sipas tij u privuan nga uji, ushqimi dhe duhani.
“U shoqëruan pa asnjë arsye të ligjshme,” pretendon avokati për BIRN.
“Një tjetër shkelje lidhet me mungesën e provave që do të justifikonin arrestimin dhe mbajtjen e personave për 72 orë. Kjo është konfirmuar edhe nga gjykata në disa raste, kur ka shpallur të paligjshme arrestimet e kryera,” konstaton Serjani.
Njësoj si Serjani, edhe avokati Lulzim Tanushi pretendon se Policia e Shtetit nuk ka respektuar garancitë ligjore sa i përket kushteve të arrestit në flagrancë apo dyshimit te arsyeshëm, pasi është komunikuar arrestimi me burg. Sipas tij, janë arrestuar edhe persona të papërfshirë në dhunë apo që nuk kanë ppasur asnjë lidhje me protestën.
“Shumicën e rasteve, janë shoqëruar në polici, janë ndaluar dhe janë arrestuar në flagrancë persona që nuk kanë pasur lidhje me protestën ose që nuk janë përfshirë në veprime të dhunshme,” vëren Tanushi.
“Është ushtruar dhunë brutale e pajustifikuar ligjërisht, pasi personi ndaluar është neutralizuar. Është ushtruar dhunë gjatë ndalimit dhe në mjetet shoqëruese,” shtoi më tej Tanushi, duke kujtuar se ndalimet ishin kryer nga punonjës policie të paidentifikuar.
Sipas Tanushit, probleme ka pasur edhe në marrjen e deklarimeve, ku punonjësit e Policisë nuk i kanë kursyer intimidimet apo kërcënimet. Në rastin e një klientit të tij, Tanushi tregon se oficeri i policisë gjyqësore shkoi në spital në orën 3 të natës dhe i kërkoi atij që ta firmoste procesverbalin e arrestit në flagrancë, pa praninë e avokatit.
Tanushi flet për një model veprimesh të policisë, që sipas tij nuk ndjek udhëzimet e ligjit por urdhrat politikë.
Edhe avokatja Dorina Aluku Lamaj rendit shkeljet që sipas saj lidhen me ligjshmërinë e shoqërimeve të klientëve të saj protestues.
“Thuajse në të gjitha rastet, shoqërimet dhe arrestimet janë kryer pa një bazë të qartë dhe të individualizuar ligjore. Një nga problematikat kryesore ka qenë mungesa e provave konkrete dhe individuale që të justifikonin kufizimin e lirisë së personave të caktuar,” tha Lamaj.
“Fakti që një individ ndodhet në një protestë, gjatë së cilës mund të jenë kryer veprime të kundërligjshme nga persona të tjerë, nuk e bën automatikisht atë përgjegjës penalisht”, argumenton ajo.
Lamaj thotë se ka siguruar dëshmi për ushtrimin e dhunës brutale ndaj protestuesve përmes gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe shkopinjve me shufra hekuri.
“Të gjitha këto problematika ngrenë një shqetësim thelbësor: A po vepron policia mbi bazën e provave konkrete dhe përgjegjësisë individuale, apo po përdoret arrestimi si instrument reagimi ndaj pjesëmarrjes në protestë?” thotë ajo.
Shkelje e të drejtave të njeriut
Avokatët që mbrojtën protestuesit përpara gjykatës pretendojnë për shkelje masive të të drejtave të njeriut me “heqjen e paligjshme të lirisë” dhe “cënimin e së drejtës për protestë paqësore”.
Në dhjetra raste të njohura tashmë nga gjykata ose prokuroria, liria është privuar pa pasur prova konkrete – një situatë kjo që ka sjellë edhe kufizimin e së drejtës së individëve për të protestuar.
Avokati Gentian Serjani i tha BIRN gjithashtu se studentët u intimiduan nga policia nga mënyra se si u thirrën për të dëshmuar nëpër komisariate, pa ua bërë të qartë se në çfarë cilësie dhe me çfarë statusi procedural po pyeten.
“Kio përbën një formë tjetër intimidimi, që synon t’i dekurajojë ata nga ushtrimi i së drejtës për të protestuar,” shtoi Serjani.
Edhe avokati Lulzim Tanushi vëren se ka parë çdo ditë shkelje të të drejtave të njeriut gjatë arrestimeve në protesta, sipas tij masive dhe të përsëritura. Ai rrëfen disa raste, që sipas tij tregojnë dhunë në formën e torturës, trajtimit çnjerëzor apo degradues.
Ai shton se kjo bëhet më e rëndë me rastet kur Policia ka shpërndarë protestën në mënyrë të dhunshme, duke përdorur gaz lotsjellës në masë pa dallim si dhe duke përndjekur dhe frikësuar qytetarët nëpër rrugët e Tiranës.
“Këto veprime të policisë kanë ndikuar drejtpërdrejtë në pengimin e ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të protestuar paqësisht,” thotë ai.
Sipas Tanushit, ka shkelje edhe në trajtimin e të miturve, kryesisht përmes ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike.
“Rrahja ka qenë prezente tek shumica e tyre… Është konstatuar se shumica e telefonave të të miturve janë hapur, madje kjo provohet lehtësisht edhe tek procesverbali i sekuestrimit të telefonave, ku në shumicën e tyre jane shënuar edhe kodet e telefonave, që është shqetësuese sesi kanë shkuar deri në këtë pikë,” thotë ai.
Si shkelje të rënda ai konsideron mbajtjen e të miturve në qeli tek Blloku i Sigurisë, tej kapaciteteve duke i detyruar të flenë në dysheme, si dhe rastin kur janë ndaluar dhe shtrirë në dysheme në ambjentet e godinës së Ministrisë së Arsimit. “Ato pamje janë shumë shqetësuese dhe tregojnë nivelin e rëndë të paligjshmërisë ndaj të miturve,” vlerëson Tanushi.
Avokatët thonë se do t’i ndjekin këto çështje ligjërisht, ndërsa kërkojnë që veprimet e policisë të verifikohen dhe të hetohen./ BIRN.
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesat...
Koncesioni i kontrollit mjekësor bazë, i njohur si Check-up, ka përfituar rreth 902 milionë lekë pagesa për 489,132 kontrolle t&e...
Sot do të publikojmë historinë e Teki Gjonzenelit, të rrëfyer përmes dy letrave arkivore që flasin qartë për m&eum...
Shoqata e Mikrobirrarive kërkon ndryshimin e regjimit të akcizës për prodhuesit e vegjël të birrës, pasi norma aktuale prej ...
Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më pa...
Gjashtë vite pas vdekjes së Saimir Sulës në Barcelonë të Spanjës, familja e tij vijon të kërkojë zbardhjen e p...
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin ...
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnj&eum...
Në ditën e 20-të të revoltës studentore, të rinjtë protestues janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, pas protest&eum...
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e org...