AKTUALITET

10 vite koncesioni i Check-up, 902 milionë lekë pagesa për analiza të pakryera

Piranjat Përditësimi i fundit 2 November 2026, 07:34

10 vite koncesioni i Check-up, 902 milionë lekë pagesa për

Koncesioni i kontrollit mjekësor bazë, i njohur si Check-up, ka përfituar rreth 902 milionë lekë pagesa për 489,132 kontrolle të pakryera gjatë periudhës 2015–2025, ndërsa aplikimi i TVSH-së mbi shërbimin ka krijuar një tjetër kosto buxhetore prej 1.34 miliardë lekësh. Këto janë dy nga gjetjet kryesore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar probleme të konsiderueshme në financimin, monitorimin dhe përmbushjen e detyrimeve të kontratës koncesionare.

Sipas raportit të auditimit mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025, pagesat totale ndaj koncesionarit deri më 31 dhjetor 2025 kanë arritur në 8.05 miliardë lekë me TVSH. Nga 4,366,140 kontrolle të financuara gjatë kësaj periudhe, janë realizuar 3,877,008, ndërsa 489,132 janë paguar pa u kryer.

Kontrata parashikonte një volum prej 475 mijë kontrollesh në vit, nivel që sipas KLSH-së është arritur dhe tejkaluar vetëm në vitin 2019. Megjithatë, pagesat janë kryer duke u mbështetur te volumi minimal i garantuar, pavarësisht se sa kontrolle janë realizuar faktikisht.

Vetëm gjatë vitit 2025, shteti ka paguar 35.32 milionë lekë për 19,147 kontrolle të pakryera. KLSH vlerëson se mekanizmi financiar i kontratës nuk ka siguruar një shpërndarje të balancuar të rrezikut ndërmjet palëve, pasi pasojat financiare të mosrealizimit të kontrolleve të parashikuara janë përballuar nga shteti.

TVSH-ja, 1.34 miliardë lekë kosto shtesë për buxhetin

Sipas raportit të KLSH-së, problematika tjetër lidhet me trajtimin fiskal të koncesionit. Shërbimi i kontrollit mjekësor bazë është faturuar me TVSH, megjithëse duhej të trajtohej si furnizim i përjashtuar nga ky tatim.

Për periudhën 2015–2025, kjo mënyrë faturimi ka sjellë një kosto shtesë buxhetore prej 1.34 miliardë lekësh. Vetëm në vitin 2025, efekti financiar i TVSH-së ka arritur në rreth 146 milionë lekë.

Pa 20 laboratorët e parashikuar në kontratë, probleme edhe me regjistrimin e analizave

Përveç kostove financiare, KLSH ka identifikuar mangësi në realizimin e investimeve të parashikuara nga koncesionari. Sipas raportit, nuk rezulton të jetë përmbushur detyrimi për ngritjen dhe funksionimin e 20 laboratorëve në të gjithë territorin e vendit, të cilët ishin pjesë e modelit të shërbimit mbi të cilin ishte bazuar oferta fituese.

Auditimi evidenton se mosrealizimi i këtij investimi dhe reduktimi i kostove operacionale nuk janë reflektuar në uljen e çmimit të shërbimit. Ndërkohë, në dokumentet kontraktuale janë konstatuar edhe mospërputhje për vlerën e investimit fillestar, e cila paraqitet në rreth 476.9 milionë lekë në disa anekse dhe 172 milionë lekë në një aneks tjetër.

Gjithashtu, KLSH ka konstatuar 491,621 raste kontrollesh të kryera dhe të paguara, për të cilat nuk rezultojnë të regjistruara në sistemin elektronik përgjigjet e plotësuara nga mjekët. Këto raste nuk duhen ngatërruar me 489,132 kontrollet e pakryera, pasi auditimi i trajton si dy problematika të ndryshme.

Mungesa e kontrollit institucional është një tjetër problem i evidentuar. Sipas KLSH-së, Ministria e Shëndetësisë nuk ka kryer monitorime të zbatimit të kontratës gjatë periudhës 2015–2022, ndërsa monitorimet e viteve pasuese kanë pasur mangësi. Bordi i Administrimit të Projektit është ngritur për herë të parë vetëm në vitin 2022.

Në prag të përfundimit të kontratës, auditimi ka evidentuar edhe mungesën e një plani të hartuar dhe të miratuar për daljen nga koncesioni, megjithëse ky detyrim ishte parashikuar në marrëveshje. /ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?