Protestat studentore/ A i ka mbajtur Rama premtimet e vitit 2018?
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deno...
Pamjet e të miturve të përplasur me policinë, protestuesve të goditur me shkopinj gome dhe Erjon Vishkullit, i cili u plagos në sy...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Nga mesdita e kësaj të shtune, 31 tetor...
Dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt Tiranës, ku sot ...
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Pak javë më parë ju treguam skemën që ka nisur të aplikohet në masë nga ekzekutivi për të anashkaluar transpar...
Nga Anila Sulstarova Unë, Edi Rama, kërkoj falje publike. Kërkoj falje publike që pata më shumë nevojë ta shihja vendin ...
Shumë qytetarë i kanë mbështetur dhe shumë të tjerë mund të kenë shprehur bezdi dhe pakënaqësi kur kan&eu...
Nga Florjan Binaj Ky vit do të mbahet mend si viti i rënies së autokracive të Europës Lindore e Juglindore. Fillimisht Orbani, nje...
Zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Këtë herë është Radio Televizioni Publik Zviceran, SRF (Schweizer Radio und Fernsehen), që ka publikuar një analizë mbi situatën në vend, me titullin: “Qeveria shqiptare kufizon të drejtën e demonstrimit”.
Në artikullin e publikuar më 30 tetor, media zvicerane shkruan se Shqipëria po përballet prej muajsh me protesta, ndërsa qeveria ka reaguar me masa që SRF i përshkruan si represive ndaj demonstruesve.
Sipas raportimit, protestat nisën në fund të majit me lëvizjen e njohur si “Flamingo”, e cila kundërshtonte planet e ndërtimit të lidhura me Donald Trump në një zonë të mbrojtur natyrore. Më pas, protestave iu bashkuan edhe studentët, të cilët kërkojnë kushte më të mira arsimimi, mundësi punësimi dhe ndryshime në sistemin politik.
SRF thekson se demonstratat fillimisht u zhvilluan në mënyrë paqësore, por javët e fundit janë shoqëruar gjithnjë e më shumë me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Në analizën e saj, media zvicerane citon Adelheid Wölfl, korrespondente për Evropën Juglindore e gazetës austriake Der Standard, e cila ndalet te pakënaqësitë e studentëve shqiptarë.
Sipas saj, kostot e larta të banesave dhe vështirësitë për të siguruar punë pas përfundimit të studimeve përbëjnë shqetësimet kryesore të të rinjve.
“Studentët nuk e dinë se ku do të jetojnë, sepse kostot e banesave janë shumë të larta”, shprehet Wölfl, duke shtuar se ata kërkojnë një sistem ku mundësitë e punësimit të bazohen te merita dhe jo te lidhjet partiake.
Një pjesë e rëndësishme e raportimit i kushtohet reagimit të qeverisë shqiptare ndaj protestave.
Sipas korrespondentes, kryeministri Edi Rama ka pretenduar se protestat studentore ndikohen nga jashtë dhe se pjesëmarrësit financohen nga Irani për të penguar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Wölfl i kundërshton këto pretendime, duke argumentuar se vetë protestuesit kanë kërkuar prej muajsh përafrimin e disa ligjeve shqiptare me rregullat e BE-së.
Vëmendje të veçantë SRF u kushton masave të reja që, sipas raportimit, qeveria ka ndërmarrë për të kontrolluar demonstratat.
Media zvicerane shkruan se legjislacioni i ri parashikon shpërndarjen e menjëhershme të tubimeve në rast dhune, vendosjen e gjobave të larta dhe krijimin e zonave ku ndalohet organizimi i protestave.
Artikulli i plotë
Në Shqipëri, që prej fundit të majit, njerëzit dalin çdo ditë në rrugë. Gjithçka nisi me të ashtuquajturat “Protestat e Flamingove”, kundër planeve të ndërtimit të Trumpit. Më vonë iu bashkuan edhe studentët. Për një kohë të gjatë, demonstratat ishin paqësore. Megjithatë, gjatë javëve të fundit, dhuna dhe trazirat janë shtuar gjithnjë e më shumë.
Kërkesat: Studentët kërkojnë kushte më të mira arsimimi dhe jetese. “Ata nuk e dinë se ku do të jetojnë, sepse kostot e banesave janë shumë të larta”, thotë Adelheid Wölfl, korrespondente për Evropën Juglindore e gazetës austriake “Der Standard”, për SRF.
“Por ajo që ka më shumë rëndësi për ta është që, pas përfundimit të studimeve, të kenë mundësi të punësohen. Fatkeqësisht, në Shqipëri, kryesisht ata që kanë teserë partie kanë mundësi të punësohen. Në thelb, studentët kërkojnë një shoqëri të bazuar te merita.”
Ata synojnë ta arrijnë këtë përmes një ndryshimi të sistemit. Në këtë mënyrë, ata përqafojnë kërkesën e “Protestave të Flamingove”. Kjo lëvizje fillimisht kundërshtonte një projekt të diskutueshëm ndërtimi luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore. Por prej kohësh edhe pjesëmarrësit e saj kërkojnë fundin e sistemit dypartiak.
Tallja e qeverisë: Qeveria shqiptare deri më tani nuk u është përgjigjur kërkesave. Përkundrazi, sipas korrespondentes për Evropën Juglindore, ajo është tallur me to dhe ka përhapur teori konspirative.
“Për shembull, kryeministri Edi Rama ka pretenduar se studentët drejtohen nga jashtë”, thotë Adelheid Wölfl.
Rama ka deklaruar se ata paguhen nga Irani dhe se po përpiqen të pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Kjo është veçanërisht absurde, sepse protestuesit kërkojnë prej muajsh që disa ligje të përshtaten me rregullat e BE-së, ndërsa qeveria nuk e bën këtë.”
Masat e reja: Tashmë qeveria ka reaguar me gjoba të larta dhe ndalime të tubimeve. Sipas një ligji të ri, një tubim duhet të shpërndahet menjëherë nëse ndodh dhunë.
“Edhe nëse thjesht ndodhesh pranë, mund të mbash përgjegjësi ligjore”, thotë Wölfl.
Njëkohësisht, janë krijuar zona të mbrojtura ku nuk lejohet më organizimi i demonstratave. Sipas saj, policia mund t’i përcaktojë këto zona kudo dhe në çdo kohë.
“Këto janë ndërhyrje të rënda në lirinë e tubimit dhe në të drejtat qytetare.”
Përveç kësaj, qeveria synon të krijojë një regjistër elektronik për personat që marrin pjesë në demonstrata dhe dyshohen se kanë kryer vepra penale.
“Kjo shkakton frikë të madhe, sepse policia gjatë regjimit të mëparshëm stalinist kishte një rol shumë represiv”, thotë Wölfl.
Shembulli i Serbisë: Lëvizja në Shqipëri të kujton protestat në Serbi, ku udhëheqësi shumëvjeçar Aleksandar Vuçiç pësoi humbje në zgjedhje.
Si Vuçiç, ashtu edhe Edi Rama janë figura autoritare, të cilat e kanë përshtatur të gjithë sistemin në vendet e tyre përkatëse rreth personit të tyre, thotë Wölfl.
Sipas korrespondentes, humbja e Vuçiçit në zgjedhje ka pasur ndikim në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore.
“Në Shqipëri po ndiqet me vëmendje ajo që ka ndodhur në Serbi dhe protestuesit po mendojnë se si mund të veprojnë në planin afatgjatë. Mesazhi më i rëndësishëm është sigurisht ‘Të mos dorëzoheni’”, thotë Wölfl. /PiranjatNews
Debati për ‘Territorialen’ që përfundoi në miratimin me 85 votat e socialistëve, ishte vetëm një ndër ata p&...
Partia e Lirisë u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtar...
Gjatë fjalës së tij këtë pasdite, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të q&...
Avokatja Adriana Kalaja ka bërë akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën se si janë trajtuar protes...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimin e protestës së studentëve dhe reagimin e Policisë së Shtetit, ku ngriti pikëpyetje mb...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestën e studentëve dhe përplasjet me Policinë e Shtetit, ndërsa foli për zhvillimin e protes...
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka kritikuar paketën e re fiskale të qeveris...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u disk...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi konsultim me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve sociale. Në tryezën e Këshill...
Nga Belind Këlliçi Ngrenë zërin për mikun e tyre, por ata heshtën për qindra të rinj e të mitur që u rrë...