AKTUALITET
Ndërpritet furnizimi me ujë në Elbasan, defekt në tubacionin kryesor të ujësjellësit

Banorët e Elbasanit po përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, pas një defekti të konstatuar në linjën kryesore të ujësjellësit.
Problemi është evidentuar pranë Parkut Rinia, në tubacionin DN 400, i cili shërben për furnizimin me ujë të qytetit dhe si pasojë, ndërprerja ka prekur të gjitha lagjet e Elbasanit.
Ekipet teknike kanë nisur punën në terren për riparimin e defektit dhe rikthimin e shërbimit në kohën më të shkurtër të mundshme. Ndërhyrja në tubacionin kryesor kërkon punime teknike, ndërsa parashikohet që furnizimi me ujë të normalizohet gjatë orëve të mbrëmjes, pasi të përfundojë riparimi.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITETDeputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re

Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është ur...

Shembja e fasadave të pallatit/ Momenti kur vajza arrin ti shpëtojë shembjes së materialeve gjatë ecjes në trotuar

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin

Shi, shtrëngata dhe borë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

Grabitje me thikë dhe trafik narkotikësh, tre të arrestuar në Durrës

I dënuar me 6 vite burg për vjedhje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së Miklovan Arapi





