Aktivisti denoncon presionin policor të Ramës: Më shoqëruan në këmbë në komisariat, më kërcënuan me gjoba 10-fish

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Etmond Ndoj, protestues i sanksionuar pas tubimit para Ministrisë së Arsimit, ka denoncuar presionin e ushtruar nga Policia, duke rrëfyer shoqërimin në Komisariatin Nr. 3 dhe kërcënimet me gjoba për pjesëmarrjen në protestë.
Ndoj deklaroi se tubimi ishte paqësor dhe se efektivët i kërkuan të largohej, me pretendimin se grumbullimi ishte i paligjshëm dhe se po bllokohej rruga.
Pjesë nga intervista:
Ishte dje, ndodheshim para Ministrisë së Arsimit. Isha në protestë, protestë fare e qetë, shembullore, me parullat e përhershme. Dihet, është largimi i këtij të gjatit, se dhe emrin nuk ia vlen ta përmendim.
Dhe organizohet policia, thirrje thotë: “Grumbullimi është i paligjshëm“. Ndërkohë, komunikojmë me disa policë që erdhën direkt përballë dhe pretendimet e mia ishin këto: e drejta ime kushtetuese është të protestoj. Ndodhem në një tubim, nuk po pengojmë asgjë. Ajo ishte forma e presionit.
Kjo ishte për të na larguar nga sheshi. Ne këmbëngulëm, vazhduam, sepse është e drejta jonë kushtetuese të protestojmë, nuk po bëjmë asnjë shkelje. Ata thanë: “Jo, do të largoheni dhe do të shoqëroheni për bllokim të rrugës në komisariat“.
Çojnë 6 policë. Unë nuk u stepa, e njoh punën e policisë, se kam qenë edhe vetë dhe e di se sa është norma. Pavarësisht se këta nuk kanë norma as limite, nuk i njohin.
Na shoqëruan në komisariat. Gjatë shoqërimit, unë kam ikur në këmbë, nuk kishin as mjete. Ky do të mbajë shtetin, por pa mjet policie. Dhe më shoqëruan në kushte denigrimi, se të shoqërohesh me policë nga Ministria e Arsimit deri në Komisariatin Nr. 3, ai është denigrim. Ishte duke demonstruar, në një farë forme, presion edhe për të tjerët, që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ju.
Teksa ngjitesha për shkallë, dëgjoj këto raportimet: “Kapa 2, kapa 5“, thoshte tjetri. Dhe më kujtohej një kohë kur kam qenë në Greqi, që policët grekë bënin raportime se u bë numri i autobusit. Këta, si duket, kishin një aksion gjobash. Si duket, çdo komisariat ka një kuotë që duhet të bëjë kaq gjoba.
Na mbajtën aty, pasi unë kërkova radhën e parë. Unë kërkoj të telefonoj familjen dhe avokatin, se thanë: “Fikni telefonat“. Unë thashë: “Nuk e fik dhe nuk e dorëzoj, kam të drejtën e dy telefonatave, të telefonoj familjen dhe avokatin“. “Jo“, më thanë, “je as i shoqëruar, as i arrestuar“. Po unë thashë: „Nuk erdha për dasmë. Më shoqëruat me presion psikologjik nëpër korridore. Do të merrni gjoba, në rast përsëritjeje do të dhjetëfishohen“.
Na komunikuan që do të merrni gjoba. Unë kundërshtova edhe gjobën. Arrita deri aty sa, pastaj, duke parë që unë po insistoj, më thanë që do të hapim çështje penale. Nuk kundërshtova asnjë hap, asnjë veprim, por unë këtu, te gjoba, do ta kundërshtoj, se unë ndodhem në një vend që ma jep të drejtën Kushtetuta për të protestuar, dhe ti pse do të më gjobisësh? Unë isha në këmbë.
Unë po mbështes së pari fëmijët e mi. Janë të tre në universitet, unë po paguaj.
Goditje fizike ka pasur goca, me një gur që është hedhur nga policia. Probleme ka pasur, por jo shumë serioze. Problemet e gazit, si unë dhe të gjithë aty, kanë bërë të gjitha format për ta ndaluar, por nuk e ndalojnë dot. Unë kam dalë dhe do të vazhdoj të dal për fëmijët e mi.
Ne po degradojmë. Unë dal që t'u siguroj të ardhmen fëmijëve këtu.
Lexo edhe
AKTUALITET
Durrësi kryeson Europën për rritjen e çmimeve të banesave me 24.1%, Vlora qyteti më pak i përballueshëm për blerjen e një shtëpie

EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot

Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri

Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali





