Tabaku takon ministrin gjerman Krichbaum: Reformat e integrimit duhet të ndihen në jetën e shqiptarëve

Pas takimit me Gunther Krichbaum, deputetja e PD-së tha se përparimi në integrim duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u takua me Gunther Krichbaum, ministër gjerman i Shtetit për Europën.
Tabaku bëri të ditur në rrjetet sociale se biseda u përqendrua te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ajo nënvizoi edhe rolin e Gjermanisë në procesin e anëtarësimit. “Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim”, shtoi deputetja.
Statusi:
U takova me Gunther Krichbaum , ministër gjerman i Shtetit për Europën. Shkëmbyem mendime mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Për Shqipërinë, ky proces merr kuptim kur reformat sjellin ndryshime që qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme. Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim.
Lexo edhe
POLITIKE
Spiropali me tone të ashpra kundër Ramës: Ndrysho mënyrën e qeverisjes ose ik! Mesazh edhe për Ballukun? Mos mbro të pambrojtshmen

Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani. Ky regjim i ka kohërat e shkurtra

“Lloj-lloj telenovelash”/ Spiropali për Belinda Ballukun: Kam qenë kundër mbrojtjes së saj me imunitet parlamentar, model skandaloz

“Pushteti në një dorë, arsyeje që “Flamingot” kanë dalë në shesh”/ Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi...

“Ma vendosin përballë, por kam keqardhje për të”/ Spiropali flet për Ballukun: Nuk e shoh si ‘xhelat’, por viktimë e sistemit që nuk pyet...





