Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë ... Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshi... Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy SHBA planifikon shpërthimin e 5 tonë eksplozivë të kontaminuar, banorët frikësohen nga pluhuri toksik IGJEUM paralajmëron reshje intensive nesër, rrezik për përmbytje në shtatë qarqe Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane! Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon Erlis Dukën me 28 vite burg, lë në fuqi dënimet e të tjerëve Spiropali me tone të ashpra kundër Ramës: Ndrysho mënyrën e qeverisjes ose ik! Mesazh edhe për Ballukun? Mo... Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani. Ky regjim i ka kohërat e shkurtra... “Lloj-lloj telenovelash”/ Spiropali për Belinda Ballukun: Kam qenë kundër mbrojtjes së saj me imunitet parl... “Pushteti në një dorë, arsyeje që “Flamingot” kanë dalë në shesh”/ Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mba...
POLITIKE

“Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë për dhëmbë me të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk duhet të tërhiqet nga protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, duke i cilësuar ato si një detyrim madhor ndaj qytetarëve shqiptarë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha kërkoi mobilizim total të drejtuesve dhe deputetëve demokratë, ndërsa theksoi se nuk mund të ketë […]

P
Piranjat25 November 2026, 13:51 · 5 min lexim
“Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk duhet të tërhiqet nga protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, duke i cilësuar ato si një detyrim madhor ndaj qytetarëve shqiptarë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha kërkoi mobilizim total të drejtuesve dhe deputetëve demokratë, ndërsa theksoi se nuk mund të ketë paqe me atë që e cilësoi si diktaturë.

Ai vlerësoi protestën që nisi në dhjetor të vitit të kaluar dhe që vijon edhe sot, duke e konsideruar një sukses të pamohueshëm të qëndresës opozitare.

“Nuk mund të ketë kurrë paqe me diktaturën. PD duhet ta ketë të qartë se, në kodin e saj të mbrojtjes së interesit të shqiptarëve, protesta mbetet, krahas vizionit dhe organizimit, një detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë. Protestat janë të lodhshme, protestat kërkojnë sakrifica, por në narkodiktaturë, në një vend ku për regjimin nuk ekzistojnë ligje dhe Kushtetutë, opozita duhet të jetë në këmbë dhe në protestë”, u shpreh Berisha.

 

Ai paralajmëroi se Partia Demokratike do të vijojë të reagojë përmes protestave sa më të fuqishme kundër qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Rama se përdor dhjetëra e qindra miliona për të shuar zërin e opozitës.

“Pse po e shtroj këtu? E shtroj këtë problem sepse koha, momenti, është suksesi i pamohueshëm i protestës që filloi në dhjetor të vitit të kaluar dhe që vazhdon edhe sot kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Në kushtet e një rreziku ekzistencial të vërtetë, ne do të reagojmë në mënyrë të pandryshueshme, me protesta sa më të fuqishme kundër këtij regjimi, i cili përdor dhjetëra e qindra miliona për të shuar zërin tonë, për të shuar zërin e popullit opozitar”, deklaroi kreu i PD-së.

Berisha e cilësoi Edi Ramën si një rrezik për ekzistencën kombëtare, duke theksuar se opozita nuk mund të kthehet në dekor të qeverisë, por duhet të vijojë përballjen me të.

“Edi Rama është një rrezik real për ekzistencën kombëtare dhe të kombit, por nëse ne nuk jemi në mënyrë të vazhdueshme dhëmbë për dhëmbë me të, dhe kjo nënkupton edhe protestën, ne nuk vlejmë. Nuk i duhemi gjë. Absolutisht nuk mund të bëhemi dekor i një regjimi, por luftëtarë të pamposhtur kundër tij”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, kreu i opozitës u ndal edhe te dhuna e policisë ndaj protestuesve paqësorë, duke akuzuar kryeministrin se po pengon tubimet para godinës së Kryeministrisë.

“Ju jeni dëshmitarë se çfarë dhune të egër përdor ai kundër protestuesve paqësorë, për fajin e vetëm, sipas tij, se guxojnë të dalin para Kryeministrisë. Se ai është sheshi i Kristaqit! Sikur ia ka lënë Kristaqi sheshin atij! Dhe dëgjon hajdutët e tij nëpër media që thonë se protestuesit e kanë sheshin ‘Skënderbej’, çfarë duan ata aty!”, deklaroi Berisha.

Ai përmendi gjithashtu rastin e pedagogut Ermal Hasimja, duke pretenduar se ndalimi dhe presioni ndaj tij lidhej me mbështetjen që i ka dhënë protestës.

“Ndalojnë dhe intimidojnë, bëjnë presion ndaj Ermal Hasimjes, sepse është i rreshtuar me protestën dhe e ndalojnë sikur është në një aeroport armiqësor të huaj dhe i thonë: ‘Na fal se e bëmë ndalimin për shkak të protestës’”, tha Berisha.

Në përfundim, ai kërkoi mobilizim të plotë të drejtuesve dhe deputetëve të PD-së, duke garantuar se opozita nuk do të tërhiqet nga qëndresa kundër qeverisë.

“Ndaj edhe PD, drejtuesit, deputetët, duhet të kenë një mobilizim total. Ne nuk tërhiqemi. Ne do të qëndrojmë të pamposhtur dhe unë ju përgëzoj për angazhimin dhe mbështetjen që u keni dhënë protestuesve”, përfundoi kreu i Partisë Demokratike.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.