Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Kompania B52 lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso...
SPORT

Nga ring-u në ekranin turk, Mike Tyson surprizon fansat me një rol në serialin e njohur

P
Piranjat26 November 2026, 19:54 · 2 min lexim
Nga ring-u në ekranin turk, Mike Tyson surprizon fansat me një rol

Legjenda e boksit botëror, Mike Tyson, po provon një eksperiencë të re larg ringut, këtë herë në botën e aktrimit. Ish-kampioni i peshave të rënda do të jetë pjesë e serialit turk “Tuzlu Kahve”, i cili transmetohet në ekranin e Star TV. Tyson do të shfaqet në episodin e 13-të të produksionit, ku do të interpretojë një mik të Mehmetit, personazhit që luhet nga aktori Buğra Gülsoy. Sipas skenarit, ai vjen nga Shtetet e Bashkuara për të vizituar mikun e tij.

Lajmi është bërë publik përmes një promoje të shpërndarë nga televizioni, e cila prezantohet me mbishkrimin “Surpriza Mike Tyson”. Në sekuencat e shkurtra, ish-boksieri shihet teksa mbërrin në shtëpinë e Mehmetit, ku pritet nga familjarët e tij.

Vizita e tij shoqërohet edhe me disa tradita turke. Hatun, personazhi i interpretuar nga Binnur Kaya, e mirëpret me gatime tradicionale, mes tyre edhe ‘mıhlama’, si dhe kafe turke. Ndërsa Candan, e luajtur nga Şevval Sam, shfaq interes për t’i lexuar filxhanin e kafesë mysafirit të famshëm. Përfshirja e Tyson në këtë projekt nuk vjen krejt papritur. Më 26 tetor, ai mbërriti në Stamboll së bashku me familjen e tij dhe, gjatë një prononcimi për gazetarët në një terminal privat, u zbulua se kishte një angazhim të planifikuar në një produksion televiziv.

 Tashmë, fansat do të kenë mundësinë ta shohin kampionin e njohur në një kontekst krejt ndryshe nga ai me të cilin janë mësuar ta ndjekin ndër vite.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.