Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991 Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëj... Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l... Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin Reshjet intensive përmbysin Durrësin Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, Vinçesk Piroli sërish në kërkim! EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 10 persona për pastrim parash nga trafiku i drogës në Itali, sekuestrohen 680... Sekuestrohen 66 kg kanabis në kufirin grek, tre shqiptarë në pranga “Të pashpirt e të pamëshirshëm”/ Berisha shpërthen për Paketën Fiskale: Vendosët të godisni shtresën e mesm... Avioni i mallrave del nga pista në Miami, ja video dramatike Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, thërret 100 mijë ish-ushtarakë: Do të rikthehen... Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama i ndërron vendin në kuvend Spiropalit
SHOWBIZ

Një vit pa Shpat Kasapin, Tetova përgatitet ta kujtojë me një mbrëmje të veçantë

Ka kaluar një vit që nga ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi

P
Piranjat26 November 2026, 14:29 · 2 min lexim
Një vit pa Shpat Kasapin, Tetova përgatitet ta kujtojë me

Ka kaluar një vit që nga ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi.

Kujtimi për të vijon të jetë i gjallë te familjarët, miqtë, kolegët dhe mijëra adhurues të muzikës shqiptare.

 Artisti u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, në Itali, pas një arresti kardiak.

Lajmi për vdekjen e tij të papritur tronditi publikun dhe skenën muzikore shqiptare, ku Kasapi kishte lënë gjurmë për më shumë se dy dekada.

I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai e nisi rrugëtimin muzikor që në moshë të re, duke u bërë një nga emrat më të njohur të muzikës pop shqiptare.

Me zërin, energjinë dhe stilin e tij, i ndjeri fitoi dashurinë e publikut në të gjitha trevat shqiptare.

“A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” - janë vetëm disa nga këngët që u kthyen në hite dhe që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Përtej karrierës artistike, Shpati la pas bashkëshorten Selvijen dhe djalin e tyre të quajtur, Roel.

 - YouTube  www.youtube.com

Një vit pas largimit të tij, muzika dhe kujtimet e artistit vazhdojnë të jetojnë, duke dëshmuar se disa zëra nuk harrohen, edhe kur nuk janë më mes nesh.

Në nder të jetës dhe veprës së tij artistike, familja ka organizuar një mbrëmje përkujtimore më 29 nëntor, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku pritet të mblidhen të afërm, miq dhe admirues të artistit. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.