Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u vetëhodh nga pa... Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit? Çerdhet pa drekë dhe me orar të kufizuar, pengesë për punësimin e nënave Sot paralizohet për 3 orë transporti publik në vend, rritja e TVSH do të shtrenjtojë biletat Reshje të dendura dhe shtrëngata në vend, ja qarqet në rrezik për përmbytje Horoskopi/ Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë, kush do të ketë fat në dashuri dhe financa... Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ...
SHOWBIZ

Sot nëna e saj do të festonte ditëlindjen, por aksidenti i preu jetën para pesë vitesh, ish-banorja e “Big Brother”-it prek me dedikimin

Postimet e ElijonësInfluencuesja e njohur njëherazi dhe ish-finalistja e “BBVK4”, Elijona Binkaj ka dalë me një urim të ndjerë për ditëlindjen e mamasë së saj, për ditën e sotme më 25 nëntor, të cilën ndonëse nuk jeton më, prej më shumë se pesë vitesh, ajo ka mall për ta përqafuar qoftë edhe një herë të vetme në jetë

P
Piranjat26 November 2026, 09:25 · 2 min lexim
Sot nëna e saj do të festonte ditëlindjen, por aksidenti i preu

Influencuesja e njohur njëherazi dhe ish-finalistja e “BBVK4”, Elijona Binkaj ka dalë me një urim të ndjerë për ditëlindjen e mamasë së saj, për ditën e sotme më 25 nëntor, të cilën ndonëse nuk jeton më, prej më shumë se pesë vitesh, ajo ka mall për ta përqafuar qoftë edhe një herë të vetme në jetë.

Duke sjellë në kujtesë ditët e lumtura të përjetuara me të, Elijona shkruan fjalë zemre për gruan që e solli në jetë, ndërsa rrëqeth me fjalët teksa shkruan se sado që vitet do kalojnë e nëna e saj nuk jeton më, ajo do të jetë gjithmonë Eli i vogël që do të kërkojë përqafimin e mamasë. 

“Urime ditëlindjen në parajsë Mami jem. 

Edhe një ditëlindje pa ty... Sa shumë do të doja ta festonim bashkë, të të përqafoja fort, të ta uroja ditëlindjen dhe të të kisha pranë, qoftë edhe vetëm për një moment...

Nuk ka ditë që nuk më mungon, por sot zemra më dhemb edhe më shumë. Më mungon zëri yt, përqafimi yt, këshillat tua dhe mënyra se si u kujdeseshe për mu. Sa herë që kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kom pranë.

Sado që rritem e sado vite që kalojnë, do jem gjithmonë Eli e vogël që kërkon përqafimin e Mamit të saj

Shpresoj që prej atje lart po më sheh, të jesh krenare për mua dhe të na ruash gjithmonë.

Më mungon më shumë se që mund ta shprehin fjalët...

Të dua përgjithmonë Mami.

Derisa të takohemi përsëri.”, shkruan Elijona krahas fotos ku ajo shfaqet e vogël e lumtur krah nënës së saj.

Postimet e Elijonës: 


 



Kujtojmë se nëna dhe motra e Elijona Binakajt humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Sllavonski Brod të Kroacisë, më 25 korrik 2021.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.