Pas përplasjeve në BBVK, Jona thumbon Doresën: Ta përsërisim takimin?!

Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqi, është pyetur nëse do të pranonte të zhvillonte një intervistë me Doresën.
Jona zgjodhi t’i përgjigjej me ironi, duke iu referuar përplasjes së fortë që pati me Doresën në Big Brother.

“A mendon se takimi ynë i fundit shkoi aq mirë saqë duhet ta përsërisim?”, u shpreh ajo.Me këtë deklaratë, Jona la të kuptohej se takimi i fundit mes tyre nuk kishte qenë aspak i këndshëm, duke rikujtuar tensionet dhe përplasjet që shoqëruan raportin në spektakël.
Përgjigjja e saj u interpretua si një thumbim ndaj Doresës, derisa mbetet të shihet nëse dyshja do të përballen sërish jashtë shtëpisë.
Jona pas daljes: Të gjithë po më thonë se ky është edicioni më i dështuar i Big Brother
Të njëjtat kishin hatërmbetje për të kaluarën, ku hodhën akuza të forta ndaj njëra-tjetrës.
Doresa e kishte akuzuar për bullizim, ndonëse një gjë e tillë u mohua nga Jona, duke treguar një version tjetër të historisë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!

Sot nëna e saj do të festonte ditëlindjen, por aksidenti i preu jetën para pesë vitesh, ish-banorja e “Big Brother”-it prek me dedikimin...

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje jashtë gjykatës

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, grimeri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën

Akuza për materiale p*rnografike me të mitur/ Gjykata urdhëron transferimin e Thomas Markle në Kaliforni, rrezikon deri në 40 vite burg





