Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe... Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët SHBA zhvillon bombë të re bërthamore, B94 synon bunkerët nëntokësorë Kapet në Rinas polaku i kërkuar për mashtrim, pritet ekstradimi në Varshavë Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë Akuza për ryshfet/ SPAK jep pretencën për dy policët në Orikum, kërkon 2 vite burg për secilin Abuzimi me tenderat! Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK ‘Barazia Gjinore’ në kushtetuese, Pano: 77 kartonat e sektit ‘rilindje’ miratuan atë që synon shkatërrimin ... Sot seanca e radhës ndaj Erion Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO “Shpërdorim detyre”/ Prokuroria kërkon një vit burg dhe 3 vite ndalim për funksione publike për Fredi Kokon... Trump intensifikon përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët ukrainas dhe evr... EMRI/ Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull, ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i ...
AKTUALITET

“O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe kolegë në lot

Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën në autostradën Fier-Vlorë. Efektivi humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti tip “Toyota” me të cilin udhëtonte u përplas me një skrep në lëvizje, në […]

P
Piranjat17 November 2026, 11:39 · 1 min lexim
“O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit

Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën në autostradën Fier-Vlorë.

Efektivi humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti tip “Toyota” me të cilin udhëtonte u përplas me një skrep në lëvizje, në afërsi të Novoselës.

Gjatë ditës së sotme, nga ora 11:00 deri në 12:00, do të zhvillohen homazhet në nderim të tij, ku pritet të marrin pjesë familjarë, të afërm dhe kolegë. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Fier është i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili i është bashkuar homazheve.

Ermal Lulaj kishte një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte mbajtur disa detyra drejtuese në qarqe të ndryshme. Më herët kishte shërbyer edhe si shef i Antidrogës.

 

Ai lë pas tre fëmijë dhe një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Pas homazheve, efektivi i ndjerë do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e qytetit.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.