Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët SHBA zhvillon bombë të re bërthamore, B94 synon bunkerët nëntokësorë Kapet në Rinas polaku i kërkuar për mashtrim, pritet ekstradimi në Varshavë Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë Akuza për ryshfet/ SPAK jep pretencën për dy policët në Orikum, kërkon 2 vite burg për secilin Abuzimi me tenderat! Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK ‘Barazia Gjinore’ në kushtetuese, Pano: 77 kartonat e sektit ‘rilindje’ miratuan atë që synon shkatërrimin ... Sot seanca e radhës ndaj Erion Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO “Shpërdorim detyre”/ Prokuroria kërkon një vit burg dhe 3 vite ndalim për funksione publike për Fredi Kokon... Trump intensifikon përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët ukrainas dhe evr... EMRI/ Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull, ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i ... Gjirokastër/ Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve
POLITIKE

Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se projektbuxheti nuk synon përmirësimin e

P
Piranjat17 November 2026, 11:33 · 2 min lexim
Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se projektbuxheti nuk synon përmirësimin e jetesës së qytetarëve, por favorizimin e interesave të një grupi të caktuar.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi kritikoi politikat fiskale të qeverisë, duke pretenduar se ulja e TVSH-së për disa produkte ushqimore shoqërohet me rritjen e TVSH-së së përgjithshme në 21%, si dhe me ndryshime në taksimin e karburanteve që, sipas tij, rrisin detyrimet e qytetarëve.

Bardhi e cilësoi buxhetin si një instrument që favorizon ekonominë e ndërtimit dhe interesat e lidhura me të, ndërsa kritikoi bonuset për pensionistët, duke argumentuar se ato nuk zëvendësojnë rritjen e pensioneve.

Reagimi: 

“Thelbi i buxhetit që shqyrtohet nesër nuk është sa para do t’u mblidhen shqiptarëve por kush do t’i shpenzojë dhe në xhepat e kujt do të përfundojnë. Protestat e studentëve dhe kërkesat për dorëheqjen e Ramës tregon se shqiptaret e dinë e Buxheti nuk është i tyre por i Ramës.

Rama e ka përpiluar në mënyrë që të krijojë ide false për uljen e kostos së jetesës nga ulja e TVSH për disa ushqime por rrit 21% TVSH e përgjithshme shifra më e lartë historike.

Ul taksën e karburantit në pompë, por shton taksat e tjera.
Buxhet diabolik. Jep bonus për pensionistët jo rritje pensioni.

U jep disa para më shumë sot por i privon nga një pension më i lartë.

Rama ka prioritet ekonominë e betonit sepse aty pastrohen më lehtë e më shpejt paratë e krimit dhe trafikut të drogës, është burim i sigurt korrupsioni.
Ndaj në vilat e Ballukut gjenden kutitë e kuqe mbushur me para si në bodrumet e karteleve më të rrezikshme të drogës”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.