Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit në Bulqizë? Gruaja dhe djali e qëlluan me armë dhe sëpatë! “The Guardian”: Elon Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për kandidatët republikanë, por pësoi disfatë! Demok... SKANDAL! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, gjobiten 31 protestues të tjerë
AKTUALITET

ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht

Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) ngre shqetësimin për disa raste të raportuara nga biznese dhe klientë aktivë të One Albania, të cilët thonë se kanë marrë njoftime nga kompani të mbledhjes së borxheve për detyrime të prapambetura, pavarësisht se vijojnë të paguajnë rregullisht shërbimet e telefonisë. Përmes një denoncimi publik, CELS paralajmëron bizneset

P
Piranjat 5 November 2026, 10:20 · 3 min lexim
ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane

Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) ngre shqetësimin për disa raste të raportuara nga biznese dhe klientë aktivë të One Albania, të cilët thonë se kanë marrë njoftime nga kompani të mbledhjes së borxheve për detyrime të prapambetura, pavarësisht se vijojnë të paguajnë rregullisht shërbimet e telefonisë.
Përmes një denoncimi publik, CELS paralajmëron bizneset dhe individët që të tregojnë kujdes ndaj njoftimeve të tilla, të cilat, shoqërohen me paralajmërime për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore brenda një afati prej 10 ditësh.

Sipas CELS, në rastet e denoncuara, subjekteve tregtare u janë kërkuar shuma prej rreth 1,000 lekësh të reja për çdo numër kontrate, ndërkohë që ato thonë se janë klientë aktivë të One Albania dhe paguajnë fatura mujore që tejkalojnë 15 mijë lekë.

Qendra përmend edhe shoqërinë ODMC Albania si një prej kompanive të përfshira në këto njoftime dhe ngre dyshime për mënyrën e trajtimit të detyrimeve të pretenduara, veçanërisht në rastet kur bëhet fjalë për shuma të vogla financiare.

Sipas paralajmërimit të CELS, shqetësimi lidhet me mundësinë që këto detyrime të kalojnë në procedura gjyqësore dhe përmbarimore, duke sjellë kosto shtesë për debitorët, si tarifa gjyqësore, shpenzime avokatie dhe tarifa përmbarimore, të cilat mund të jenë shumë më të larta se detyrimi fillestar.

Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane iu bën thirrje bizneseve që kanë marrë njoftime për kalim kreditori apo detyrime të mbartura që të verifikojnë me kujdes pretendimet përpara se të ndërmarrin veprime financiare.

CELS këshillon që të mos kryhen pagesa të nxituara për detyrime që mund të jenë të parashkruara ose të kundërshtueshme ligjërisht, pasi çdo rast duhet të shqyrtohet në bazë të dokumentacionit dhe rrethanave konkrete.

Në të njëjtën kohë, qendra njofton se ofron asistencë ligjore falas për subjektet tregtare që janë klientë të One Albania, kanë pagesa mujore mbi 15 mijë lekë dhe kanë marrë njoftime të kësaj natyre./ BW

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.