Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa...
AKTUALITET

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit në Bulqizë? Gruaja dhe djali e qëlluan me armë dhe sëpatë!

Urim Fiku/ Sadete FikuDetaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e Urim Fikut në fshatin Godvi të Bulqizës, ku bashkëshortja dhe djali i tij dyshohet se kanë tentuar të fshihnin gjurmët e krimit, duke e paraqitur ngjarjen fillimisht si një sulm fatal nga një ari

P
Piranjat 5 November 2026, 10:41 · 3 min lexim
Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit në Bulqizë? Gruaja

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e Urim Fikut në fshatin Godvi të Bulqizës, ku bashkëshortja dhe djali i tij dyshohet se kanë tentuar të fshihnin gjurmët e krimit, duke e paraqitur ngjarjen fillimisht si një sulm fatal nga një ari.

Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimet dhe raportimit të mediave, 61-vjeçari dyshohet se është qëlluar fillimisht me pistoletë pas shpine, me plumbin që ka përshkuar trupin dhe ka dalë në pjesën e gjoksit.

Përveç plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit, ekspertët mjekoligjorë kanë konstatuar edhe një dëmtim të rëndë në kokë, që dyshohet se është shkaktuar me sëpatë.

Por ajo që e bën edhe më tronditëse ngjarjen janë veprimet që dyshohet se kanë kryer familjarët pas vrasjes. Për të fshehur plagën e shkaktuar nga arma e zjarrit, bashkëshortja dhe djali dyshohet se i kanë hequr rrobat viktimës dhe e kanë veshur me të tjera.

Sipas hetimeve të raportuara, djali ka prerë me gërshërë rrobat që i kishin hequr të atit dhe më pas i ka hedhur në tualetin e banesës, me qëllim zhdukjen e tyre. Megjithatë, këto veshje janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Fillimisht, familjarët kanë raportuar se Urim Fiku ishte sulmuar nga një ari. Ata e kanë transportuar më pas në spitalin e Bulqizës, me pretendimin se kishin nevojë për ndihmë mjekësore, por bluzat e bardha kanë konstatuar se ai kishte mbërritur pa shenja jete.

Sipas të njëjtit raportim, bashkëshortja dhe djali kanë kërkuar të tërheqin trupin për të vijuar me ceremoninë mortore, por njoftimi i policisë nga mjekët ka bërë që të nisin verifikimet dhe ekspertizat që zbuluan se vdekja nuk kishte ardhur nga sulmi i një kafshe të egër.

Gjatë marrjes në pyetje, bashkëshortja Sadete Fiku dyshohet se ka treguar se motivi i ngjarjes lidhej me xhelozinë, pasi bashkëshorti kishte krijuar një lidhje tjetër jashtëmartesore.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se arma e përdorur në krim ishte fshehur fillimisht prej saj, ndërsa më pas djali e kishte marrë dhe e kishte çuar në një tjetër vend, pa dijeninë e saj.

Pistoleta është sekuestruar nga policia, pasi vendndodhja e saj është treguar nga djali i viktimës. Në cilësinë e provës materiale janë marrë edhe veshjet që dyshohet se janë përdorur në përpjekjen për të zhdukur gjurmët e krimit.

Për ngjarjen janë arrestuar bashkëshortja dhe djali i 61-vjeçarit, ndaj të cilëve rëndojnë dyshimet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.