Shpërthimi në Elbasan me dy viktima dhe 10 të plagosur, Policia jep detajet nga operacioni prej 17 orësh kërkimesh nën rrënoja: Ja çfarë e shkaktoi zjarrin në pallat
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga shpërthimi dhe zjarri që përfshiu një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Policia bën me dije se pas disa orësh kërkimesh intensive, rreth orës 00:40, u gjet trupi i pajetë i pronarit të banesës, 69-vjeçarit Hamit Ibra. Ndërkohë, 82-vjeçarja […]

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga shpërthimi dhe zjarri që përfshiu një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Policia bën me dije se pas disa orësh kërkimesh intensive, rreth orës 00:40, u gjet trupi i pajetë i pronarit të banesës, 69-vjeçarit Hamit Ibra.
Ndërkohë, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 10 banorë të tjerë të pallatit mbetën të dëmtuar. Ata morën ndihmë mjekësore dhe më pas u larguan nga spitali. Shpërthimi dhe zjarri shkaktuan gjithashtu dëme të shumta materiale.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë prania e një sasie të tepërt gazi në banesën e 69-vjeçarit. Në operacionin për kërkimin e tij u angazhuan Policia e Elbasanit, Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe shërbimet zjarrfikëse.
Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me ekspertët xhenierë të RENEA-s dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, vijon këqyrjen e vendngjarjes dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja arsyeja

U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja e tij

EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari

U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

“O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i zgjidh Muçi hallet e qytetarë...

Detaje/ Ky është i riu shqiptar që vrau nënën në Itali, mister shkaqet! Pritet t’i nënshtrohet testit psikiatrik

Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë





