U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja e tij
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestave në Tiranë, do t’i nënshtrohet një tjetër

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestave në Tiranë, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale më 11 nëntor në spitalin “Gemelli” në Romë.

Lajmin për ndërhyrjen e re e ka bërë të ditur vetë Vishkulli, përmes një reagimi në rrjete sociale, i cili e konsideron këtë operacion si një nga sfidat më të rëndësishme të jetës së tij.

Pas plagosjes me plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit, i riu u transportua drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Ndërhyrja e parë kirurgjikale në klinikën “Gemelli” u krye me sukses më 28 tetor, ku mjekët italianë arritën të shpëtonin syrin e tij.
Megjithatë, rikuperimi i shikimit mbetet për tu parë në operacionin e radhës, siç shprehet Vishkulli.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari

U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

“O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i zgjidh Muçi hallet e qytetarë...

Detaje/ Ky është i riu shqiptar që vrau nënën në Itali, mister shkaqet! Pritet t’i nënshtrohet testit psikiatrik

Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni





