Opozita fituese/ Burimi: PD dhe partitë e vogla nuk kishin nevojë për sondazh që të kuptojnë që bashkimi bën fuqinë

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë gazetari Genc Burimi.
Ai ka komentuar rezultatet sondazhit te fundit ku opozita e bashkuar del fituese ne Tiranë dhe tha se PD dhe partitë e tjera të opozitës nuk kishin nevojë për sondazh për ta kuptuar që bashkimi bën fuqinë.
Flavio Qarri: A me duket mua apo është shqetësues shifra 42 për qind e popullsisë që ende mund të votojnë PS.
Genc Burimi: Do të them tre gjera. Gjëja e parë, nuk e kam zakon të bëj komplimente por komplimentoj Boçin për kurajën e tij sepse nuk është e lehtë në këtë moment në PD ka shumë mendime ka shumë rryma. Por ajo që tha Boçi që linja sot është rrëzimi i kësaj qeverie, bravo.
Gjëja e dytë. Në një vend si Shqipëria ku nuk besoj unë tek zgjedhjet, nuk besoj as tek sondazhet. Dhe sot në momentin që flasim, nuk mund të rrimë pa folur për atë leksion të madh demokracie që demokracia më e madhe e botës, i jep botës. Kur je i zhgënjyer, nuk ka më debate, joi po demokratë nuk kanë program, janë të përçarë, jo po kështu, jo po ashtu.
Kur një popull është i zhgënjyer, të fshin.
Për pyetjen tende. Ku sondazh ka një vlerësim pozitiv për ata që dyshojnë, PD është partia e parë në opozitë për gjithë këto partiçkat e vogla që kishin dyshime. Për të gjithë këto që flasin nëpër mitingje, Rama në burg, Berisha në burg, PD në burg, PS në burg etj etj.... Do s’do është partia e parë. Lajmi i dytë është lajm i keq. Si është e mundur në këtë vend ku zhgënjimi ndaj Ramës është 1 mijë fish me pak fjalë.
Kjo parti që ka bërë gjëra antishqiptare të jetë sot 42 për qind, te jetë sot partia e parë në vend. Kjo për mua është një nonsens.
Është një leksion. PD nuk kishte nevojë për këtë sondazh për ta ditur, por as partitë e vogla që sigurisht bashkimi bën fuqinë dhe sigurisht nje front i bashkuar është më efikas me mazhoritar se sa partitë e shpërndara dhe të izoluara. Ky sondazh të trajtohet me atë vlerë që ka. Është një sondazh i bërë në një vend ku nuk ka zgjedhje të lira dhe ku nuk ka fjalë të lirë. Pra edhe ata që pyeten, jo vetëm në kuti votimi por edhe me zë nuk besoj që janë po aq të lirë. Frika ekziston. Kur ti i çon në burg ministrin e Drejtësisë, imagjino çfarë mund ti bësh një personi që thotë në sondazh nuk e dua PS. Kështu që unë e relativizoj.
Flavio Qarri: Pra ju mendoni që mund të ishte më i thellë avantazhi i opozitës nëse do të kishim zgjedhje të lira dhe të ndershme?
Genc Burimi: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe fjalë të lirë dhe të ndershme. Komplet. Nuk mundet Flavio që PS të jetë partia e parë në vend në sondazh. Është një nonsens. Do të kishim parë dëgjuar, ndjerë. Është e pamundur. Shikoni edhe njëherë këtë hendek të thellë më SHBA. Janë të pakënaqur e rrezojnë. Dua të them që një zemërim popullor në një vend demokratik menjëherë të përkthehet në votë. Vetëm në Shqipëri ndodh ndryshe. Edhe ky sondazh është një shtojcë për mendimin tim për mënyrën se si votojnë apo mënyrën si lejohen të votojnë. Frika ka hyrë kaq thellë nëpër shpirtra nuk kanë guxim. 42 për qind PS, është e pamundur. Nëse duam të bëjmë zgjedhje, duhet një qeveri teknike. Por të mos harrojmë që qeveria teknike është një kosto për një vend, pasi ata janë njerëz që nuk janë politikë. Që nuk mbajnë përgjegjësi, që nuk janë të zgjedhur. Por është një kosto, por vetëm nëpërmjet qeverisë teknike ti ke garancinë se këta njerëz votojnë të lirë si në SHBA. Sondazhi më i mirë është kutia e votimit...
Lexo edhe
POLITIKE
Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë

Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'

Nuri: Jemi zyrtarisht në diktaturë!

AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj!

Rama me një tjetër ftesë për studentët, sofra e gurit vendoset sërish para Kryeministrisë





