Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para
POLITIKE

Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë

P
Piranjat 4 November 2026, 10:40 · 4 min lexim
Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Ai ka komentuar rezultatet sondazhit te fundit ku opozita e bashkuar  del fituese ne Tiranë dhe tha që ky rezultat mund të thellohet.

Flavio Qarri: Pas rezultateve të një sondazhi që nxjerr në Tiranë fituese opozitën e bashkuar, a është një momente për tu entuziazmuar ky, apo si e interpretoni ju këtë sondazh?

Luçiano Boçi: Jo ky është një moment për tu angazhuar. Sepse sondazhet tregojnë, prirjet e votës në momentin që zhvillohet sondazhi, ndërkohë që koha e mbulimit politik të sondazhit është shumë e domosdoshme, por së paku ka një nisje në një pedanë optimiste për atë çka punohet për të arritur një rezultat të mirë jo vetëm në Tiranë por edhe në pjesë të caktuara të Shqipërisë, pse jo edhe në të gjithë Shqipërinë.

Sondazhi është, sepse ka shumë debate nga krahu i majtë, është shumë afër së vërtetës, mos të themi është e vërteta sepse edhe në zgjedhjet politike ne kemi patur një përllogaritje në vlerë absolute të votave dhe nëse votat do të ishin ë front opozitar, nuk do të kishte këtë lloj pushteti Partia Socialiste, por madje mund të rrezikonte edhe pushtetin e saj në zgjedhjet e kaluara. Gjithsesi kjo distancë në vlerë tani, absolute për shkak edhe të zhvillimeve politike është thelluar dhe ajo që bie ne sy është pikërisht Tiranë ku përqendrohet edhe lufta politike për zgjedhjet lokale, por edhe lufta politike për zgjedhjet politike për shkak të numrit të madh të mandateve.

Prandaj nuk ka vend për entuziazëm. Ka vend për shumë angazhim, sepse nëse kemi këtë vlerë atëherë duhet bërë gjithçka që të ruhet kjo vlerë madje edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë. Pakënaqësia, zemërimi, revoltat dëshmuar tashmë haptas në protestat qytetare, tregojnë qartazi që qytetarët janë të vendosur për ta larguar Ramën dhe duan rrugën e tyre që edhe knvenon me emocionin dhe dëshirën e tyre. Dhe rrugët janë dy.  Krijimi i qeverisë teknike. Që është rruga me e duhur më e shpejtë.

Flavio Qarri: A ka ende kohë për qeverinë teknike për majin.

Luçoano Boçi: Po ka. Sigurisht që është opsion dhe opozita duhet të investohet në këtë pikë dhe në sigurimin dhe mbajtjen gjallë të protestave. Dhe patjetër duhet përafruar koha e zgjedhjeve politike me zgjedhjet lokale. Në nuk mund të themi, as qytetarët, se ne tani po bëjmë pushim se po afrojnë zgjedhjet lokale. Kjo është strategjia e Ramës. Ai ka dashur të shtyje qeverisjen e tij duke kundërshtuar në ato forma që i kemi parë protestat me qëllim që të krijojë një klime ‘normale’ të zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Sepse aty kërkon të luaje edhe fatin e tij. Duke qenë se ruan marrëdhëniet me burimet njerëzore, marrëdhëniet me krimin dhe burime të tjera parapolitike që ai përdor kërkon të konfirmojë veten e tij nëpërmjet zgjedhjeve të pushtetit lokal. Dhe ju e dini se si hidhet ne sulm pushteti qendror për të ndihmuar në të gjitha format dhe mënyrat pushtetin lokal që të arrije atë rezultat që do, duke bërë presion, duke ushtruar dhunë. Dhe dhuna që ushtrohet është dhuna ekonomike, nëpërmjet gjoja rritjes pensioneve apo mbështetjes për grupe të caktuara. Kërcënimet për ndihmën ekonomike, vendin e punës, dhe të gjitha këto forma dhe duke bashkëpunuar me bandat Rama kërkon të krijojë avantazh....të fitojë kohë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.