Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja
POLITIKE

Nuri: Jemi zyrtarisht në diktaturë!

P
Piranjat 4 November 2026, 09:01 · 4 min lexim
Nuri: Jemi zyrtarisht në diktaturë!

Avokati Franc Nuri, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të qeverisë për vendosjen e gjobave ndaj protestuesve, duke e cilësuar këtë masë si një formë presioni që tregon se jemi zyrtarisht në diktaturë.

I ftuar në Syri TV, Nuri akuzoi kryeministrin Edi Rama, se ka miratuar me urgjencë një akt normativ, pa diskutim në Parlament, përmes të cilit parashikohen gjoba nga 5 mijë lekë të reja deri në 500 mijë lekë të reja (5 milionë lekë të vjetra) për kundërvajtjet e lidhura me protestat.

Sipas tij, me këto masa qeveria po ndryshon strategjinë për të frenuar protestat, duke kaluar nga arrestimet dhe shoqërimet në polici te ndëshkimet financiare.

“Pak a shumë, taksa e diktaturës. Ne e kemi prej vitesh që themi se po rrëshqasim në diktaturë. Tashmë mund të themi zyrtarisht që kemi hyrë në diktaturë”, u shpreh Nuri.

Ai solli në vëmendje edhe pretendimin e një protestuesi të shoqëruar në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, i cili kishte deklaruar se ishte paralajmëruar nga policia se, në rast përsëritjeje, gjoba do të ishte dhjetëfish më e lartë.

Nuri i cilësoi këto masa si ekstreme, duke argumentuar se ato synojnë të ushtrojnë presion financiar ndaj qytetarëve dhe të dekurajojnë pjesëmarrjen e tyre në protesta.

“Pak a shumë, taksa e diktaturës. Ne e kemi prej vitesh që themi se po rrëshqasim në diktaturë. Tashmë mund të themi zyrtarisht që kemi hyrë në diktaturë, sepse këto masa ekstreme, kështu u cilësuan edhe nga mediat ndërkombëtare, u morën javën e kaluar nga qeveria shqiptare. Edi Rama mblodhi qeverinë para 6 ditësh, javën e kaluar, dhe miratoi një ligj, një akt normativ me fuqinë e ligjit, pa pyetur fare parlamentin, pa pritur që të mblidhej parlamenti fare, pa diskutuar asgjë, me urgjencë, duke e justifikuar me urgjencën e situatës së krijuar, sipas tij.

Dhe ka miratuar disa norma që vendosin gjoba nga 5 mijë lekë të reja, pra 50 mijë lekë të vjetra, deri në 5 milionë lekë të vjetra për çdo protestues.

Është e njëjta gjë si me gjobat e automjeteve, ku për gjobat e parkimit, për shembull, por nga 10 deri në 30, ata kanë një marzh që mund të vendosin gjoba. Këtu kemi të bëjmë me kundërvajtje administrative. E panë që ndoshta me masat e sigurisë personale, me arrestet me burg, me arrestet në shtëpi, me presionin policor, nuk i funksionoi deri diku.

Atëherë qeveria Rama ndryshoi strategji, duke vendosur gjoba dhe duke ia lënë këtë si kundërvajtje administrative Policisë së Shtetit. Dhe policia tashmë ka filluar me gjoba të ulëta, si fillim me 50 mijë lekë të vjetra, por, sikundër e dëgjova edhe pak më herët, para se të vija në emision, një nga protestuesit që ishte shoqëruar në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë dëshmonte se i ishte thënë: “Herën e parë e ke kaq, herën e dytë do ta kesh 10-fish gjobën”, dhe më pas ajo gjoba ekstreme prej 5 milionë lekësh të vjetra”,- u shpreh avoakti Nuri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.