POLITIKE

Pacolli zbulon detaje nga telefonata Clinton-Jeltsin për Kosovën: Isha aty kur u mor vendimi

Piranjat Përditësimi i fundit 29 October 2026, 22:19
Pacolli zbulon detaje nga telefonata Clinton-Jeltsin për Kosovën: Isha

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka rrëfyer detaje nga ajo që ai e përshkruan si një moment vendimtar gjatë luftës në Kosovë, kur presidenti amerikan Bill Clinton telefonoi presidentin rus Boris Jeltsin për të diskutuar ndërhyrjen për ndalimin e gjenocidit. Pacolli pretendon se ndodhej pranë sallës së situatave, ku u lidh telefonata mes dy liderëve.

Gjatë intervistës me gazetarin Çim Peka, Pacolli foli për marrëdhënien e tij me ish-presidentin rus Boris Jeltsin, përvojën e biznesit në Rusi dhe kontaktet që, sipas tij, pati gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë. I pyetur nëse kishte pasur kontakte me Jelcinin në kohën kur Serbia po kryente spastrimin etnik në Kosovë, Pacolli tha se kishte pasur të tilla dhe rrëfeu një episod që, sipas tij, lidhej drejtpërdrejt me zhvillimet e asaj periudhe.

Pjesë nga intervista e Behgjet Pacollit  në ‘Çim Peka LIVE’:

Behgjet Pacolli: Kontrata e parë ka fillu aty, ajo që e ka nxjerrë Kremlinin. Në atë shpejtësi e kemi bërë këtë. Janë videot sot, asaj kohe, që në atë kohë ka qenë kryesuesi i qeverisë atëherë, kryeministër, dhe ai vjen, po shumë kohë ka kaluar edhe me punëtorët tonë, me kosovarët, edhe shqiptarët. Komplet ka qenë, kanë qenë punëtorë që kanë punuar aty, diku mbi 2000 njerëz tonë kanë qenë.

Çim Peka: Krejt çfarë bëjnë për shqiptarët një gjest të pashembullt.

Behgjet Pacolli: Po, edhe e kemi kryer në shpejtësi këtë. Domethënë kualiteti, korrektësia, serioziteti, shpejtësia, edhe kurrë s'i kam kushtëzuar me pagesa. Ata kanë paguar kur kanë mund. Ajo sigurisht ka qenë një arsye që unë munda me punu në Kremlin. Unë kam qenë pak aty, e kam luajtur një lojë më të mençur se çdokush tjetër. I kam gjetur dokumentacionin e Kremlinit krejt, ai ka qenë në bibliotekën e Leninit, dhe kam shkuar e kam huazuar komplet dokumentacionin. E kam prurë këtu, në Firence domethënë. Kam angazhuar njerëzit për gjashtë muaj, e kanë fotokopjuar krejt atë dokumentacion, ja u kam kthyer origjinalin, dhe ne këtu kemi bërë komplet projektin e renovimit të Kremlinit, për arsye se unë e dija se një ditë ata do ta bëjnë këtë, për arsye se Jelcini e ka pasur, e ka pasur, absolutisht ka qenë... çdo ditë kur ka parë diçka komuniste e ka urryer, edhe do të ndërrojë.

Çim Peka: Kuptoj se ka diçka domethënë, disa gjëra që e bëjnë për shtypje.

Behgjet Pacolli: 200 firma kanë qenë në tender. Ne e kemi fituar me merita, kemi qenë e vetmja firmë që e ka pasur, ndoshta një spacio prej dy mijë metra katrorë që i kemi pasur të ekspozuara të gjitha.

Çim Peka: Të bëj një pyetje direkte. Keni pasur biznes në Rusi para viteve '90?

Behgjet Pacolli: Po, të mëdhaja, po.

Çim Peka: Në vendin ku bizneset e huaja kontrolloheshin dhe filtroheshin, sepse po flasim për qendrën e sistemit komunist global. Keni arritur të merrni planimetrinë origjinale të Kremlinit, ta sillni në Zvicër e pastaj ta ktheni. Po flasim sërish për Kremlinin, godinën që ka drejtuar komunizmin dhe shërbimin sekret më gjakatar që ka njohur globi, dhe paragjykimet ndaj të huajve më shumë se kushdo. Si është e mundur? Pyetja që do bënte kushdo është: A ka qenë Behgjet Pacolli njeri i shërbimeve?

Behgjet Pacolli: Jo. Jo që nuk është e vërtetë, sidoqoftë ndoshta dikush ka shpresuar... Më ka pyetur diçka, e unë e kam konsideruar si bisedë normale, ndoshta i kam thënë dikujt se ndoshta radioja e Prishtinës i ka 150 mijë banorë, apo diçka tjetër, por jo. Absolutisht këtë të garantoj, edhe të them, krejt ajo që u bë atje, ajo u bë vetëm duke i respektuar ato tre shtyllat të cilat unë i thashë, edhe sot do t'i thoja, edhe sot do t'i bëja prapë.

Çim Peka: A ishte Behgjet Pacolli mik me Boris Jelcinin?

Behgjet Pacolli: Unë nuk e di sa ka qenë mik i imi ai, por unë e kam qenë i respektuar prej tij, a unë e kam konsideruar jashtëzakonisht tepër. E kam konsideruar si njeri, duke u nisur nga ajo se ai sa herë që jemi takuar, bisedën gjithmonë e ka filluar ‘si janë prindërit e tu, si është nëna jote, si është babai yt, a po munden, a mund t'ju ndihmosh atyre?’ Edhe 5 minutat e para i kanë sjellë gjithmonë rreth kësaj.

Çim Peka: Sa e keni njohur, duke pasur parasysh që kryetarët e shtetit në Rusi pothuajse të gjithë diktatorë dhe gjakatarë, a ka qenë diktator Boris Jelcin?

Behgjet Pacolli: Jo. Jo, Boris Jelcini ka qenë një njeri punëtor. Ai vjen prej... nuk vjen ai prej politikës, nuk vjen prej ideologjisë luftarake. Ai ka qenë guvernator, ai ka qenë njeri i punës.

Çim Peka: Ishte antikomunist?

Behgjet Pacolli: Po, është... ai s'ka mundur me u shpreh, por unë e di që nga viti '82... në vitin '82 unë punoja në Neftekamsk, ndërtonim një impiant, renovonim një impiant të rafinerisë, edhe kisha kontratën prej asaj firmës tjetër ku punoja si drejtor i firmës, dhe ai vinte atje shpeshherë, edhe shihte atë çka komunistët kishin ndërtuar, e ne e renovonim me impiante të reja. E aty më ka pas thënë, po duhet ky sistem me u shkatërru krejt. Pse të them, a po e sheh çfarë kanë bërë këtu, çfarë pune të keqe kanë bërë. Më kujtohet se ai ka qenë pak antikomunist, mirëpo atë që e ka bërë ai në Moskë... unë e kam pritur atë, e kam pritur prej tij.

Çim Peka: Zoti Pacolli, Boris Jelcin ka qenë president deri në vitin 2000. Në vitet '98-'99 ishte spastrimi etnik serb në Kosovë. Gjatë atyre viteve keni pasur kontakte me të?

Behgjet Pacolli: Po. Kam pasur edhe...

Çim Peka: Çfarë thoshte Boris Jelcin në rastet të lejohej ajo kohë të bëhej biseda politike për të dhe në raport me atë çfarë po bënte Serbia, dhe çfarë ka bërë për Kosovën Behgjet Pacolli në qendrën e fuqisë ushtarake, politike, diplomatike të Serbisë, siç ishte Moska?

Behgjet Pacolli: Unë po të them diçka, ndoshta njerëzit nuk kishin me besu, edhe s'kërkoj që të besojë dikush, fare hiç, për arsye se s'kam nevojë, unë nuk po kërkoj ndonjë promovim politik ose ndonjë favor prej dikujt, por është e vërtetë, unë kam edhe dëshmitarë, njerëzve që kanë punuar në atë kohë me mua për shembull. Quhet ashtu siç quhej salla situacionale, ku telefonatat që vinin prej Shtëpisë së Bardhë, ato janë drejtuar domethënë nga salla situacionale në aparatin e presidentit Jelcin. Dhe kur është bërë telefonata me Clintonin, ajo telefonata kur ai kërkon... i tregon Jelcinit se ne kemi vendosur që të bëjmë diçka për arsye se duhet me u ndal gjenocidi në Kosovë. Dhe në këtë... unë jam aty, njerëzit e mi janë poshtë, ata që e kanë lidhur telefonatën, që e kanë vënë... janë diku ata punojnë, e di. Edhe ai bën telefonin edhe thonë ‘president, thuaj po, po, po, thuaj të lutem’. Unë i kam thënë ‘të lutem, dhëmb kohën’, edhe ai thotë ‘okej’. Edhe aty, në atë kur i thotë ‘okej’, atë ditë ai ka vendos.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?