Të përfshirë shqiptarë nga Kumanova, zbardhet skema e dyshuar për vrasjen e biznesmenit hebre në Greqi

Tre nga pesë personat që do të zbatonin planin për vrasjen e një biznesmeni grek me origjinë hebreje janë takuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me personin që dyshohet se ishte organizatori kryesor i komplotit.
Takimi është zhvilluar gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sipas informacioneve të deritanishme të autoriteteve hetimore të Maqedonisë së Veriut dhe Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Greqisë (EYP).
I dyshuari si organizatori i rrjetit është identifikuar si Edris Jahangiri Mavaneh. Ai dyshohet se ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete iraniane dhe se roli i tij është rekrutimi i personave në emër të këtyre strukturave.
Sipas hetuesve, qëllimi i kësaj skeme është organizimi i vrasjeve dhe akteve të sabotimit, në mënyrë që Irani të mos identifikohet si përgjegjës për veprimet.
Njëri prej personave të arrestuar ishte lokalizuar në Greqi dhe më pas iu dorëzua autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Ai u kap pak para se të kalonte kufirin grek në drejtim të Turqisë.
Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari pretendoi se po udhëtonte përmes Greqisë drejt Turqisë për të blerë tekstile.
Sipas informacioneve të hetimit, të gjithë personat e arrestuar kishin qëndruar më parë në Iran. Megjithatë, itinerari që kanë ndjekur dhe mënyra se si kanë udhëtuar drejt vendeve të ndryshme nuk është zbardhur ende plotësisht.
Lexo edhe
BOTA
Lufta në Ukrainë zhvendoset nën tokë, ushtarët jetojnë prej shtatë muajsh në një tubacion sovjetik gazi për t’u shpëtuar dronëve...

Çfarë do të serviret në tryezën e Trump, Putin dhe Xi Jinping? Zbulohet menuja e darkës së tre liderëve më të fuqishëm

La të vdiste vajzën e vogël në det, burgim të përjetshëm për nënën, dëshmia në gjykatë: Nuk jam vrasëse!

"Nuk kishte asnjë pjesë të trupit që nuk ishte abuzuar"/ Prindërit burgosen pas 40 vitesh për vrasjen e vajzës së tyre të vogël

Partitë Popullore Evropiane propozojnë pezullimin e partisë së Vuçiçit





