Pankarta me raketa pranë konsullatës holandeze në Moskë, përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve
Një pankartë me pamjen e raketave që fluturojnë drejt ndërtesës së konsullatës holandeze është vendosur në fasadën e saj në Moskë, në një tjetër shenjë të tensioneve mes Rusisë dhe Holandës për shkak të luftës në Ukrainë.Ky veprim vjen pasi kompania holandeze e industrisë së mbrojtjes Destinus njoft...

Një pankartë me pamjen e raketave që fluturojnë drejt ndërtesës së konsullatës holandeze është vendosur në fasadën e saj në Moskë, në një tjetër shenjë të tensioneve mes Rusisë dhe Holandës për shkak të luftës në Ukrainë.
Ky veprim vjen pasi kompania holandeze e industrisë së mbrojtjes Destinus njoftoi se raketat dhe dronët e saj Ruta ishin përdorur nga forcat ukrainase në sulmin e 17 nëntorit ndaj Urës së Krimesë.
Sipas raportimeve, sulmi shkaktoi shkatërrimin e një harku dhe të një pjese të strukturës rrugore të urës, e cila lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, shkruan reuters.
Deklarata e kompanisë shkaktoi reagimin e Moskës. Ministria e Jashtme ruse e cilësoi atë si “vetëinkriminim”, ndërsa ambasada ruse në Holandë kërkoi shpjegime nga autoritetet në Hagë.
Megjithatë, Holanda ka një sërë çështjesh për të cilat kërkon përgjegjësi nga Rusia, veçanërisht lidhur me pushtimin e Ukrainës.
Mes tyre janë akuzat për krime lufte dhe urdhërarresti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, për dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara.
I njëjti urdhërarrest është lëshuar edhe ndaj Maria Lvova-Belovas, komisioneres ruse për të drejtat e fëmijëve, e cila dyshohet se ka luajtur rol në transferimin e paligjshëm të tyre.
Moska dhe Haga vazhdojnë të kenë marrëdhënie të tensionuara, ndërsa zhvillimet e fundit rreth përdorimit të armëve holandeze nga Ukraina kanë shtuar përplasjet diplomatike mes dy vendeve.
Lexo edhe
BOTA
Nga premtimi për punë në Europë në llogoret e Ukrainës, si mashtrohen të rinjtë për të luftuar për Putinin

Britania kontakton 100 mijë ish-ushtarë të jenë të gatshëm në rast lufte, ministri i Mbrojtjes: Dua një vend të përgatitur, jo të alarmua...

Meloni sfidon drejtësinë, refuzon të firmosë rritjen e pagave të gjyqtarëve pavarësisht vendimit të gjykatës

Letra që sfidoi kohën, 33 fëmijë i shkruan ushtarit të plagosur, pas 60 vitesh i biri i kërkon për t’i falënderuar

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë





