Paraburgimi i Veliajt në Parlamentin holandez/ Deputeti: Çështja të diskutohet edhe në BE. Ministri i Jashtëm: Po e monitorojmë nga afër rastin

Çështja e paraburgimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është ngritur sot në Parlamentin holandez, gjatë debatit për zgjerimin e Bashkimit Europian.
Deputeti Henk Vermeer i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të Holandës, Tom Berendsen, të sqarojë qëndrimin e qeverisë holandeze ndaj paraburgimit të kryebashkiakut të zgjedhur në mënyrë demokratike, në raport me standardet europiane dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Vermeer ka pyetur gjithashtu nëse ministri është në dijeni të situatës së Veliajt dhe nëse është i gatshëm ta ngrejë këtë çështje në nivelin e Bashkimit Europian.
Në përgjigjen e tij, ministri i Jashtëm është shprehur se qeveria holandeze po e monitoron nga afër çështjen e kryebashkiakut.
Deputeti Vermeer ka replikuar sërish me ministrin, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë holandeze, e cila, sipas tij, ka mbyllur sytë përballë kësaj çështjeje.
Lexo edhe
POLITIKE
17 këshilltarë të KPA-së kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Është në kundërshtim me Kushtetutën...

Këlliçi-Marta Kos: Mirë se erdhët në Tiranë, në zemrën e narkoshtetit të vetëm të Europës

Marta Kos: Procesi anëtarësimit ka luhatje! Nuk mund të kemi të njëjtat mendime, por le të punojmë bashkë

“A i organizoi PD aktet e dhunës në protestë?”/ Korreshi ndaj Demos: Ktheje kasetën e Asamblesë së PS-së, akuzonit njëri-tjetrin për 300 ...

Integrimi/ Kos në Tiranë: Reagimi ndaj hetimeve për zyrtarët e lartë, test vendimtar për Shqipërinë

Tabaku përballë komisioneres Kos: Integrimi në BE nuk mund të jetë fasadë për të mbrojtur korrupsionin

“Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mban mend Taulant kur rrije mbi k...

PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë





