Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Pronari i B52, lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991 Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëj... Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l...
POLITIKE

17 këshilltarë të KPA-së kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Është në kundërshtim me Kushtetutën

P
Piranjat26 November 2026, 17:00 · 3 min lexim
17 këshilltarë të KPA-së kërkojnë shfuqizimin e

 17 këshilltarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë dërguar ditën e sotme një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese ndërsa kanë kërkuar shfuqizimin e ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili është miratuar pak kohë më parë në Kuvend.

Këshilltarët Elvira Kaloshi, Eni Karagjozi, Donalda Baku, Jonida Hakani, Klediana Rrumbullaku, Olivia Hoxha, Eglantina Bakiu, Lorena Ruçi, Lindita Varesi, Elona Sina, Emli Beqiraj, Ornela Ismalaja, Aida Mergjyli, Amarilda Xhyheri, Jetmira Rragami, Anora Topi dhe Irini Shira e kanë cilësuar ligjin si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Kërkesa e tyre erdhi pasi një javë më parë, ku gjashtë ish-anëtarë të KPA-së, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, kërkuan në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të këtij ligji. Gjashtë ish-anëtarët e KPA-së donin të ishin pjesë e rritjes që miratoi Qeveria në shtator të këtij viti për të gjithë gjyqtarët e tjerë, pasi ata ishin përjashtuar nga kjo skemë.

Ata kundërshtonin dispozitat ligjore që i përjashtojnë ish-gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga efektet financiare të ndryshimit të pagës referuese bazë. Sipas kërkesave gjatë ushtrimit të mandatit, anëtarët e Kolegjit gëzonin statusin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë arsye, pretendojnë se duhet të përfitojnë nga ndryshimet e pagave për periudhën kur kanë qenë në detyrë. Ish-anëtarët e KPA-së kërkuan gjithashtu që efektet financiare të ndryshimeve të pagave të zbatohen në mënyrë prapavepruese, duke nisur nga data 1 prill 2023.  

Ata kërkuan gjithashtu që ankimi i tyre të bashkohet me çështjen e nisur më 21 shtator 2026 nga shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat kanë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese të njëjtin ligj. Për këtë çështje, Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën publike më 2 dhjetor 2026.

Ditën e sotme në Kushtetuese kanë dërguar kërkesë për shfuqizimin e ligjit për pagat edhe 17 këshilltarë të KPA-së.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.