Pas Arda Guler, vjen radha e Tchouamenit, kohë rinovimesh te Reali i Madridit

Te Reali i Madridit është koha e rinovimeve. Pas Arda Guler, ai që nënshkroi kontratën e re me Los Blancos ishte Aurelien Tchouameni i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e Realit të Madridit deri në vitin 2032. Kontrata e francezit me skuadrën merenges ishte deri në vitin 2028 dhe kishte ende kohë për zgjatjen e saj.
Por si klubi ashtu edhe vetë futbollisti preferuan të evitonin që të krijohej zhurmë rreth kësaj çështjeje. Marrëveshja mes palëve ishte totale që në bisedimet e para dhe mungonte vetëm firma, fotografia zyrtare dhe ndonjë detaj i vogël për t’u zgjidhur. Por tani gjithçka është finalizuar dhe rinovimi është gati. Tchouameni është 26 vjeç dhe do të veshë fanellën e Los Blancos të paktën deri në moshën 32 vjeçare.
Për Real Madridin, ky përbën një vendim strategjik: klubi siguron shërbimet e një lojtari që brenda tij konsiderohet thelbësor. Që prej mbërritjes në vitin 2022, kundrejt 80 milionë eurove, Aurélien nuk ka reshtur së përparuari. Një shifër që tashmë është kthyer në një detaj të parëndësishëm, duke pasur parasysh paraqitjet e tij dhe statusin që ka fituar. Për këtë arsye, drejtuesit në Chamartín kanë dashur të rishikojnë kushtet e kontratës fillestare. Zakonisht, investimet e mëdha nuk shoqërohen me paga marramendëse, por në rastin e Aurélien, drejtuesit mendojnë se paraqitjet e tij e meritojnë një shpërblim të tillë. Paga e tij do të jetë rreth 9 milionë euro neto në sezon.
Nuk kanë qenë të paktë klubet që kanë tentuar të përfitojnë nga situata e tij. Mes tyre ishte edhe Manchester United, por të gjithë ishin të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një përpjekje pa shumë shpresa. Zemra e Tchouamenit ka rrahur gjithmonë për fanellën e bardhë dhe mesfushori e ka bërë të qartë vazhdimisht dëshirën e tij për të qëndruar, ashtu siç edhe Real Madridi ka dashur ta mbajë në skuadër dhe kështu ndodhi.
Top Channel
Lexo edhe
SPORT
Merkatoja e janarit te Juventusi/ Spalletti kërkon tre përforcime, mbrojtës të majtë, mesfushor dhe sulmues

Chelsea planifikon ofertë 180 milionë euro për Fermin Lopez dhe Jules Kounde të Barcelonës

Ronaldo “i hyn” kinemasë/ Ylli i futbollit do të debutojë si aktor në një film serial

Zgjedhjet e vitit 2027, dy kandidatë sfidojnë Infantinon për fronin e FIFA-s

Nga shorti me Italinë, te Manaj dhe efekti Muçi, Maran “rrëfehet” për La Gazzetta-n

Skandal në futbollin argjentinas: 8 lojtarë arrestohen pas dhunës ndaj arbitrit pas humbjes

Lajme të mira për Zhegrovën, gati për ndeshjen ndaj Venezias

Lamine Yamal, lojtari më i mirë i La Liga-s, Barcelona dominon çmimet e sezonit 2025/26






