Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi ... Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro Zgjedhjet e vitit 2027, dy kandidatë sfidojnë Infantinon për fronin e FIFA-s Thatësira dhe probleme me furnizimin me ujë, Fixhi shpall gjendje katastrofe kombëtare për shkak të El Niño... Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe arrin vlerësimin 1.5 trilionë d... Deklaratë e përbashkët SHBA-Kinë-Rusi pas takimit të liderëve, çfarë u dakordësua për armët bërthamore, ene... Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon n... Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP...
SPORT

Merkatoja e janarit te Juventusi/ Spalletti kërkon tre përforcime, mbrojtës të majtë, mesfushor dhe sulmues

Juventusi po përgatit merkaton e janarit me të paktën tre përforcime, sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport

P
Piranjat19 November 2026, 13:58 · 2 min lexim
Merkatoja e janarit te Juventusi/ Spalletti kërkon tre përforcime,

Juventusi po përgatit merkaton e janarit me të paktën tre përforcime, sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport. Trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar një mbrojtës të majtë, një mesfushor dhe një sulmues për të forcuar skuadrën aktuale të bardhezinjve.

Klubi italian synon të ndërhyjë në këto tre pozicione kur të hapet dritarja e transferimeve në fillim të vitit të ardhshëm.

Planet për përforcime, megjithatë, varen nga largimet e nevojshme për të lehtësuar organikën e ngarkuar të skuadrës, shkruan Telesport.al, duke cituar La Gazzetta dello Sport.

Merkaton e janarit Juventus e shikon si mundësi për të plotësuar këto nevoja të skuadrës. Por kjo do të ndodhë vetëm pasi të rregullojë numrin e lojtarëve në dispozicion të Spallettit, sipas të njëjtit raportim.

Për krahun e majtë të mbrojtjes dëshira e madhe e Juventusit është Rayan Ait-Nouri i Manchester City, ndërsa në listë figuron edhe Alejandro Balde i Barcelonës. Një tjetër emër që po ndiqet është italiani i Tottenham, Destiny Udogie. Për mesfushën, emri i parë në listë është danezi i Olimpique Marseille, Pierre-Emile Hojbjerg, ndërsa një opsion tjetër është francezi i Sassuolo, Darryl Bakola.

Për vijën e sulmit, emrat janë më të shumtë, por në fund synohet të transferohet vetëm njëri prej tyre. Në krye të listës qëndron norvegjezi i Atletico Madridit, Alexander Sorloth, për të vijuar më pas me amerikanin Folarin Balogun, si dhe dy italianët, Mateo Retegui dhe Gianlucca Scamacca.

Aktualisht, Juventus ka një organikë tepër të ngarkuar. Ndaj është e nevojshme që para se të kryejë përforcimet që ka në plan për janarin, klubi duhet të bëjë disa largime.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.