Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
POLITIKE

PD nis aksionin për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia, thirrje opozitës: Bashkimi provohet në terren

P
Piranjat 6 November 2026, 14:35 · 2 min lexim
PD nis aksionin për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia,

Pas miratimit të formularëve nga KQZ, përfaqësuesit e PD-së kanë nisur mbledhjen e firmave. Demokratët ftojnë qytetarët dhe forcat opozitare t'i bashkohen nismës përpara zgjedhjeve vendore.

Përfaqësues të PD-së, janë vendosur në park për të ftuar qytetarët t'i bashkohen nismës.

Ky është një hap konkret në mbrojtje të hapësirave publike dhe kundër modelit të zhvillimit urban e cila po i kushton kryeqytetit gjelbërimin dhe cilësinë e jetesës.

Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të Tiranës, shoqërisë civile, aktivistëve dhe organizatave qytetare të angazhohen në mbledhjen e firmave, duke theksuar se për të ardhmen e Parkut Rinia duhet të vendosin qytetarët dhe jo një individ i vetëm.

Partia Demokratike shprehet e gatshme të bashkëpunojë me çdo faktor opozitar, pa përjashtim, për të siguruar sa më shpejt nënshkrimet e nevojshme dhe për t'i hapur rrugë referendumit.

PD e konsideron këtë nismë edhe një provë konkrete të mundësisë për bashkërendimin e opozitës përpara zgjedhjeve vendore. Bashkimi duhet të dëshmohet përmes aksionit në terren dhe jo vetëm përmes deklaratave publike.

Nisma për referendumin synon t'u japë qytetarëve mundësinë të shprehen drejtpërdrejt për të ardhmen e një prej hapësirave kryesore publike të kryeqytetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.